Reforma në drejtësi/ Lubonja: U mboll edhe me vaditjen e prashitjen e ambasadorëve, do krijojë tensione

Dec 28, 2017 | 19:47
SHPËRNDAJE

Analisti Fatos Lubonja teksa ka komentuar situatën politike në vend dhe ku ka ngecur reforma në drejtësi, në një lidhje me ‘skype’ për rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, nënvizoi se sipas tij, “të mbjellat që do të korren në 2018 nuk më duken se janë të mbjella të mbara”.

lubonja-1-507x350

“Të mbjellat që do të korren në 2018 nuk më duket se janë të mbjella të mbara, janë mbjellur shumë probleme gjatë vitit 2017 dhe në 2018 do jenë të korrat e atyre të mbjellave. E para, ekonomia duhet përmendur, është problem i madh që s’ka gjetur zgjdhje, vazhdon e njëjta politikë e përdorimit të lidhjeve të ca oligarkëve me kryeministrin, me pushtetin, për të grabitur Shqipërinë, asnjë gjë që të jetë me vizion, njerëzit më të pasur janë ata që grabisin paranë publike, në këtë aspekt nuk pritet gjë vetëm të korrat e kësaj ekonomie që me mungesën edhe të kanabisit, se kemi pasur edhe kanabisin si burim në thonjza, nuk e dimë se cfarë do ndodhi nga ana ekonomike.

Po ashtu e famshmja reforma në drejtësi që u mboll gjatë gjithë kësaj kohe edhe me vaditjen edhe prashitjen e ambasadorëve, nuk duket se do sjellë ndonjë gjë të mbarë përvecse do krijojë tensione. Gjithnjë e kam thënë që ka qenë thjesht një përpjekje për të kapur drejtësinë dhe kjo kapje e drejtësisë do japë frytet e veta që do krijojë tensione që kanë filluar që tani të parashikohen.

Pastaj për sa i përket opozitës dhe protestave të opozitës, nuk jam shumë entuziast se populli do ndjekë këto protesta në mënyrë të tillë që vërtet të imponojë ndryshim se populli është i nënshtruar, i zhgënjyer me këtë opozitë, kështu që opoizita mirë bën që proteston, por duhet të gjejë rrugët e veta edhe për tu bërë më bindëse për njerezit, jo të tregojë që do të marrë si të thuash kalin e sistemit dhe ta kalërojë ajo kalin e sistemit pasi të rrëzojë Ramën prej andej”.

A do ketë ndryshime me ardhjen e kryeprokurores së re?

Do ketë ndryshime, por se dimë deri në cfarë niveli do jenë. Ndryshimet e para po duken, dua të them që varet se deri ku do shkojë përdorimi i prokurores, se nuk besoj se do jetë një prokurore e pavarur, se po të ishte nuk do hynte atje, se ajo ka hyrë atje për tu përdorur, por nuk e di deri në cfarë niveli do e përdorin.
Në kuptimin që tensionet në rritje, problemet që ka me Tahirin me policinë e inkriminuar, opozita ka shumë gjëra që i kërkon dhe do protestojë në lidhje me to. Nga ana tjetër dihet që kjo opozitë nuk është pa mëkate, kështuqë mëkatet e saj shumë kollaj mund të përdoren për të shantazhuar opozitën dhe këtu lind se deri në cfarë niveli prokurorja do të përdoret supozoj për të hapur një proces, dy procese nga ata të peshqve të mëdhenj.

Cfarë mund të ndodhë me peshqit e mëdhenj?

S’mund të them, përvoja deri tani ka treguar që prokuroria nuk i ka prekur peshqit e mëdhenj edhe kur kanë dalë në opozitë, se ka qenë një bashkëpunim në thelb i të gjithë kastës politike për të grabitur atë vend, një proces i vërtetë është ai që nuk përfshin vetëm politikanë, por edhe oligarkë. Mund të ketë lojë shantazhi, mund të ketë një apo dy procese për të treguar se shiko Shqipëria filloi të veprojë reforma në drejtësi ndaj duhet ta fusim në Evropë Shqipërinë. Është e paparashikueshme, por e sigurtë është që ajo drejtësia që ne kërkojmë që të ndjehemi të sigurt që ata që kanë bërë krime të mund të përgjigjen, ajo është shumë larg.

Cfarë mendoni që është parashikuar të kemi një vit me më shumë taksime dhe investime nga Qeveria.

Kur thoni investime nga qeveria, nënkuptoni që hedh para. Qeveria s’ka ku i gjen paratë përvec ose nga borxhet që merr nga bankat botërore ose nga taksat që do u marrë taksapaguesve duke u rritur këto taksa, ose nga privati, PPP, aty mund të vazhdojë ajo teoria që ndoshta kanabisi s’do prodhohet këtë vit por paratë e drogës mund të futen në ekonomi për tu ricikluar dhe kjo mund të krijojë një iluzion të një zhvillimi, rritje, por sic e tregon përvoja, dhe ka mundësi që kjo të ndodhë dhe duket sheshit, unë s’e kuptoj, ato PPP-të a marrin para nga shteti apo fusin para dhe ku i gjejnë, sic e pamë në rastin e minatorëve na doli një ndërmarje nga ishujt andej e cila falimentoi dhe i la punonjësit 2 vjet pa rroga. Se dimë sa janë që marrin paratë e taksapaguesve i fusin në xhep dhe bëjnë ndonjë investim të vogël dhe sa hedhin para nga vetvetja. Mendoj që është e qëllimtë që s’ka transparencë. E vetmja gjë që mund të jetë jo gropë që thith apo që fut para janë investimet e parave të drogës, por janë para që investohen në mënyrë të gabuar dhe kriminale, në shkatërrimin e ambientit, në ca shumëkatëshe që se di pse duhen akoma në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura