Reforma në drejtësi, Lu: Mos lejoni të fitojnë të korruptuarit

Sep 16, 2015 | 11:22
SHPËRNDAJE

Ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu theksoi sot gjatë tryezes së organizuar nga Shoqëria Civile mbi reformën në drejtësi, se me anë të kësaj reforme nuk duhen lejuar politikanët, prokurorët e gjyqtarët e korruptuar të fitojnë.

lu-hoffman“Ne shqetësohemi për gjykatësit e korruptuar, politikanë kriminelë dhe një sistem në të cilën më të pasurit e blejnë drejtësinë e tyre. Reformën në drejtësi sapo ka nisur. Njerëz me integritet në të djathtë dhe në të besojnë në këtë luftë. Gjykatës, prokurorë e politikanë të korruptuar dhe të paaftë do t’i kundërpërgjigjen kësaj reforme. Ne nuk duhet ti lejojmë ata të fitojnë”- tha ai.

Sipas tij kjo eshte reforma me erendesishme qe prej renies se komunizmit, per kete brez por edhe per brezin qe po rritet. 

Nderkohe qe ambasadori gjerman, Hoffman ka thene se eshte koha per reformen dhe nuk duhet pritur me tej.

‘E keni humburt mundësinë për të paktën 10 vjet ndaj ështe e rëndësishme që të gjithë të marrin pjesë në këtë proces në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë, duhet bërë tani dhe duhet bërë në mënyrë të suksesshme”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura