Reforma në drejtësi/ LSI: Jetike për vendin, duhet të ishte bërë

Apr 23, 2016 | 13:42
SHPËRNDAJE

Lëvizja Socialiste për Integrim i qëndon bindjes se reforma në drejtësi është e domosdoshme dhe duhet të ishte kryer vite më parë

luanNë një dekaratë për mediat, sekretari i përgjithshëm i partise, Luan Rama ftoi palëte politike, PD dhe PS që të gjejnë gjuhën që bashkon interesin europian të shqiptarëve tek realizimi sa më parë i saj.

“Kjo nuk është një çështje interesi individual apo partiak, është çështje interesi për qytetarët shqiptarë, që drejtësia të ketë standarde europiane. Ne jemi gati që nesër. LSI do të vijojë të jetë kontribuese për reformën në drejtësi dhe çdo reformë tjetër europianizuese”, tha ai, duke iu pergjigjur interesit te medias.

Në nisje te deklaratës, Rama në emer te LSI iu drejtua të gjithë shqiptarëve me të drejtë vote në Luginën e Preshevës, ku neser mbahen zgjedhjet, që me pjesëmarrjen e tyre masive në zgjedhjet e nesërme, të dëshmojnë gjithë forcën e unitetit dhe të bashkimit të tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura