Reforma në drejtësi, kush do t’i hetojë zyrtarët e korruptuar

Nov 29, 2015 | 8:52
SHPËRNDAJE

Ekspertët e Reformës në Sistemin e Drejtësisë kanë prezantuar ndryshimet kushtetuese në qytetin e Vlorës, në një tryezë të zhvilluar në Universitetin “Ismail Qemali”.

Gjatë takimit me ekspertët e EURALUIS dhe ekspertët shqiptarë, kryetari i Sektorit Ekonomik dhe Politik në Bashkimin Europian, , ka deklaruar se Shqipëria duhet të sigurojë që të ketë një Gjyqësor që ta bëjë të pamundur korruptimin, po ashtu të ketë kontroll të rreptë ndaj prokurorëve që nuk hetojnë çështjet e caktuara.

gjykate

“Duhet të sigurojë që të ketë një Gjyqësor që ta bëjë të pamundur të ketë këtë korrupsion. Të arrihet fakti që një prokuror ta ketë të pamundur të mos hetojë një çështje, sepse është i korruptuar, apo sepse mund të blihet. Duhet të sigurojë një ndarje të plotë të pushteteve dhe kontrollit të Gjyqësorit. Pavarësi të plotë duhet të ketë dhe Prokuroria, të mos ketë ndikime, sidomos në rastet e hetimit të krimit të organizuar”, tha Rudolph.

Më tej, kreu i Sektorit Ekonomik dhe Politik në BE tha se prokurorët që nuk kryejnë detyrën me ndershmëri, duhet të largohen.

“Nuk duam të shohim në sistem njerëz të korruptuar, si dhe një sistem të mosndëshkueshmërisë. Nga ana tjetër, duhet respektuar edhe puna e atyre që e kryejnë me dinjitet. Ata që nuk e bëjnë, duhet të largohen. Të gjithë ata që kanë përgjegjësi, duhet të respektojnë marrëveshjen e arritur në komisionin parlamentar, që opinionet e Komisionit të Venecias të respektohen. Shumë e rëndësishme është që debati i kësaj reforme të jetë i mirë- formuar”, tha Jan Rudolph gjatë tryezës së Reformës në Drejtësi.

NDRYSHIMET

Nga ana tjetër, eksperti i Reformës për Prokurorinë, Arben Rakipi, ka prezantuar ndryshimet që do të prekin organin e akuzës. Për të hetuar korrupsionin në nivelet e larta dhe në sistemin e Drejtësisë do të krijohet një strukturë e posaçme.

Organi i ri hetimor, që pritet të krijohet, do të quhet Struktura e Posaçme Antikorrupsion e Prokurorisë (SPAK), e cila do të ndjekë çdo akuzë kundër gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të lartë. Kjo strukturë do të ngrihet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Gjykatës së Apelit Antikorrupsion.

ndryshimet-kurshtetuese

“Struktura e Posaçme Antikorrupsion e Prokurorisë është përgjegjëse për ndjekjen penale dhe përfaqësimin e akuzës kundër gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të lartë, të përcaktuar me ligj, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Gjykatës së Apelit Antikorrupsion.

Prokurorët e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion duhet të kenë 10 vite përvojë si prokurorë, nuk duhet të jenë të dënuar, duhet të kenë reputacion për integritet të lartë; duhet të plotësojnë një deklaratë e të kalojnë me sukses një shqyrtim të pasurisë dhe të së shkuarës, si dhe shqyrtime periodike të llogarive financiare dhe telekomunikimeve të tyre, por edhe të familjarëve të afërt”, thuhet në nenin 53 të ndryshimeve kushtetuese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura