Reforma në Drejtësi/ “Kam nxjerrë mësime”, Ruçi: E pakthyeshme. Moment reflektimi për të gjithë

Jul 22, 2019 | 10:33
SHPËRNDAJE

Parlamenti i Shqiperise, në 3-vjetorin e Reformës në Drejtësi ka publikuar botimi parlamentar “Reforma ne Sistemin e Drejtësisë”.

ruci1

 

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ne fjalen e tij gjate kesaj ceremonie promovimi ka theksuar se reforma eshtë një moment reflektimi për të gjithë, qe nga politika, te qeveria, institucionet qeverisese tek gjykates e prokurore.

“Reforma në Drejtësi është një mundësi reflektimi. Unë personalisht, si deputet, si Kryetar i Grupit Parlamentar të shumicës dhe, prej shtatorit 2017, si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, kam ndjekur e mbështetur reformën që në projektimin dhe hapat e saj të parë. Reforma e drejtësisë është një mundësi reflektimi e kontributit dhe përgjegjësive tona si legjislatorë të Republikës. Prej reformës, unë si mbështetës i fuqishëm i saj, kam nxjerrë mësimet e mia dhe besoj se kështu po ndodh edhe me secilin prej jush. Prandaj gjatë dy viteve në detyrën e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i kam dhënë përparësi të dukshme mbështetjes së organeve kushtetuese dhe institucioneve të pavarura, monitorimit të tyre e të Qeverisë në shërbim të interesit publik e qytetarëve”- ka thene Ruci, duke nenvizuar se botimet qe prezantohen jane nje vlerë e shtuar për jurispudencën shqiptare.

ruci2

Sipas Rucit, reforma eshte e pakthyeshme dhe e panegociueshme, pasi sipas tij, është e dëshiruar dhe e pranuar nga të gjithë qytetarët.

“Dëshiroj të rikonfirmoj qëndrimin tim personal dhe të Kuvendit të Shqipërisë se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe e panegociueshme. Për arsyen e thjeshtë se ajo është e dëshiruar për të gjithë qytetarët dhe se destinacioni europian, fati dhe e ardhmja e Shqipërisë nuk mund të negociohen. Por ritheksoj se as reforma në drejtësi, as vettingu, as ngritja e institucioneve të reja të sistemit nuk janë qëllim në vetvete. Sfida e vërtetë e reformës është dhënia e drejtësisë dhe barazia reale e shtetasve para ligjit. Për këtë, secili në këtë sallë e jashtë saj, Kuvendi, Qeveria, organet e qeverisjes së sistemit, organet e vetingut dhe të gjithë operatorët e sistemit, të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e Shqipërisë, duhet të reflektojnë e të zhvillojnë përgjegjësitë e veta”- tha ai.

Ruci u ndal te demokracia dhe kushtetutshmëria, që së fundi janë bërë pjesë debati në realitetin shqiptar. “Kushtetueshmëria dhe ligjshmëria nuk janë vargonj për demokracinë, por kolonat ku mbështetet ajo, janë kufizime që demokracia vendos ndaj vetes, me qëllim që të shpëtojë prej anarkisë, destabilitetit dhe pasigurisë. Nga ana tjetër, në sistemin demokratik, kushtetuta është ndërtuar mbi logjikën demokratike dhe për këtë arsye ushqen e mbështet praktikat demokratike. Prandaj demokracia nuk është kurrë e tradhëtuar nëse zhvillohet në shinat e Kushtetutës dhe ligjit. Demokracia është, padyshim, edhe arti i kompromisit. Por ndërsa kushtetueshmëria është themeli, kompromiset përbëjnë kthinat e demokracisë. Kushtetuta dhe ligjet janë rrënjët, ndërsa kompromiset politike degët e një sistemi demokratik.  Dhe të gjithë jemi të një mendimi që rrënjët dhe themelet prevalojnë mbi kthinat dhe degët. Përvoja jonë në realizimin e reformës në drejtësi na ndihmon të reflektojmë dhe të pajtohemi me modelin demokratik, sipas të cilit udhëharta e veprimeve tona politike duhet të jenë Kushtetuta dhe ligjet. Dhe nëse kini dyshime, ju ftoj të lexoni me vëmendje botimet që promovojmë sot”- perfundoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura