Reforma në Drejtësi futet në kalendarin 3-javor të Kuvendit, opozita kundër

Jun 30, 2016 | 11:40
SHPËRNDAJE

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar pa votat e opozitës futjen e drafit të reformës në Drejtësi në kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit.

Konferenca e Kryetarëve
Konferenca e Kryetarëve

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, pak para nisjes së seancës plenare në Kuvendit të Shqipërisë.

Mësohet se opozita nuk ka qenë dakord me futjen e Reformës pa arritjen më parë të një konsensusi për të 7 projektligjet që shoqërojnë këtë reformë të rëndësishme. Kryeparlamenati Meta saktësoi se 7 projektligjet e mbetur pa konsensus do të votohen në fund të seancës.

Kreu i PD-së, e përsëriti edhe dje prerë se opozita nuk do të “lëshojë pe” nga kushti i saj i panegociueshëm për zbatimin deri më një të rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura