Reforma në drejtësi, Berisha sulmon sërish ambasadoren e BE: E di veten guvernatore

Aug 4, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Berisha shprehet se Partia Demokratike duhet të bëjë një analizë për humbjen e zgjedhjeve të 21 qershorit, megjithëse ndikimin kryesor e pati ndarja e re territoriale.

Sali Berisha
Sali Berisha

Në një konferenë për shtyp ai u shpreh se “Bëni një matematikë të thjeshtë dhe merrni 800 mijë vota të marra nga qeveria dhe 600 mijë të opzoitës. Del se opozita ka një kryetar bashkie për 48 mijë vota të marra, ndërsa qeveria ka një kryetar bashkie për 17 mijë vota të marra. Që këtu nuk ka zgjedhje. Unë nuk dua të justifikoj asgjë, por dua të qëndroj në interesin e kombit tim”.

Sipas ish kreut të demokratëve “Opozita duhet të bëjë një analizë të gjithshme dhe të ngrihet në lartësinë e misionit të saj. PDi humbi zgjedhjet, por Edi Rama u plagos. Ndërsa LSI doli patericë. Socialistët nuk e ndoqën pas. Këto zgjedhje treguan që PS-LSI nuk ishte një martesë, por një prostitucion politik”.

Berisha i është përgjigjur edhe ambasadores së BE-së në Tiranë e cila në fillim të korrikut i bëri thirrje politikës të mos bëhet pjesë e reformës në drejtësi.

“Çdo lëvizje që në 15 vitet e fundit, çdo ndryshim i Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, ligjet me 3/5 janë bërë mbi bazën e marrëveshjeve. Marrëveshje nuk do të thuhet futje e politikës brenda, por hapje e rrugës për një mbështetje maksimale. Në qoftë se del me idenë se nuk duhet marrëveshje, po çfarë duhet? Konfrontimi? Ky është një proces shumë i rëndësishëm dhe natyrisht kuptoj që duhet ujdia dhe marrëveshja. Ideja se nuk duhet marrëveshje dhe aq më tepër kur thuhet nga një ambasadore që mendon se është guvernatore, kjo është shumë e rëndë dhe nuk i shërben konsensusit.

I pyetur lidhur me zërat që kritikojnë PD-në për humbjen e zgjedhjeve lokale, Berisha tha se “I konsideroj normal dhe nuk shoh asgjë shqetësuese. Një humbje është moment i hidhur dhe dëshpërimi. Në këtë kontekst PD nuk do jetë demokratike nëse ajo nuk përpiqet të hapë debatin dhe të arsyetojë mbi tezat e ndryshme. Nuk kam parë ndonjë gjë shqetësuese në këtë drejtim. E rëndësishme është që të PD-ja të bëjë një rivlerësim, në mënyrë që të shkojë drejt fitores në 2017. Edi Rama është plagosur mënyrë të pashpresë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura