Reforma në Drejtësi, ambasadori Lu takim 30 minuta me Bashën në PD

Apr 26, 2016 | 12:18
SHPËRNDAJE

Pas bojkotit të djeshëm të PD-së së Komisionit të Reformës në Drejtësi, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu i është drejtuar sërish selisë blu për një takim me kreun e demokratëve, Lulzim Basha.

basha-luTakimi nisi paraditen e sotme në selinë e PD-së dhe zgjati per rreth 30 minuta.

Mësohet se në qendër të takimit mes Bashës dhe ambasadorit amerikan është pikërisht reforma në drejtësi për të cilën partnerët këmbëngulin fort që të përmbyllet në kohë.

Takimi i sotëm është i dyti brenda katër ditësh, pasi kujtojmë se të premten ambasadori Lu pati një tjetër takim me Bashën në PD.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura