Reforma në Drejtësi/ Ambasadori Lu prapë në Kryesinë e Kuvendit, 60 minuta me Xhafajn

Jun 28, 2016 | 10:55
SHPËRNDAJE

Reforma në Drejtësi dhe urgjenca për miratimin e shpejtë të saj ka cuar sërish sot ambasadori amerikan Donald Lu në Kryesinë e Kuvendit.

donald-lu2-1024x831

Takimi mes Xhafes dhe Lu zgjati pak me shume se 60 minuta.

Një ditë më parë në një mesazh për të rinjtë, Lu ka thënë se Rama dhe Basha janë përpjekur që të bisedojnë si të rritur për të zgjidhur ngërçin që i ndan për reformën, por nuk ia kanë dalë.

Ai shkruante se populli shqiptar është i lodhur me politikanët që bëjnë lojëra. “Është e vërtetë që Z. Rama dhe Z. Basha u përpoqën ta bënin këtë më 6 qershor. Ata dështuan në arritjen e një marrëveshjeje.

Tre herë që prej 4 majit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë ofruar propozime të arsyeshme kompromisi. Mazhoranca i ka pranuar këto propozime. Z. Basha ka gjetur gjithmonë diçka për të refuzuar”, shkruan Lu.

Ai thotë se ndoshta është frika nga reforma në drejtësi që disa udhëheqës politikë nuk duan ta votojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura