Reforma në drejtësi/ Ambasadorët Lu e Vlahutin takojnë Metën

May 4, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin i janë drejtuar sërish sot Kryesisë së Kuvendit për t’u takuar me kryeparlamentarin Ilir Meta.

Meta shprehu vendosmerine per ta votuar pa vonese paketen e ndryshmeve kushtetuese qe i hap rrugen zbatimit te kesaj reforme. Ai theksoi se Komisioni i Venecias, si edhe misionet e asistences ligjore te EURALIUS dhe OPDAT jane garantuesit e standarteve nderkombetare te kesaj reforme madhore, e cila ka rendesi kruciale per forcimin e sundimit te ligjit dhe shtetit te se drejtes, rritjes se besimit te publikut tek institucionet e drejtesise, si dhe pemiresimit te klimes se biznesit.

13161523_165556633844337_693376804_o

Sic thuhet ne komunikaten per shtyp te Kuvendit, Meta shprehu perkrahjen e vendosur te Grupit Parlamentar te LSI-se per miratimin e paketes kushtetuese pa asnje vonese. Miratimi sa me pare i kesaj reforme eshte gjithashtu i rendesishem per hapjen e negociatave per anetaresim me Bashkimin Evropian.

Edhe dje, ambasadorët kanë biseduar gjërësisht me kryetarin e komisionit të posaçëm, Fatmir Xhafajn lidhur me reformën në drejtësi ndërsa sot kanë vijuar diskutimin me kreun e Kuvendit Ilir Metën.

Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi do të mblidhet sot në orën 15:00 për të diskutuar për draftin final të reformës. Mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe e pranishme do të jetë edhe opozita, e cila kishte bojkotuar parlamentin për 10 ditë.

Drafti për reformën në drejtësi është në përfundim dhe pritet që gjatë ditës së sotme pas mbledhjes së komisonit të bëhet publik nga ekspertët.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura