Reforma në drejtësi/ Ambasada e SHBA sqaron shtyrjen e takimeve me PD, PS e LSI

May 5, 2016 | 15:40
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës reagon pas shtyrjes së takimeve me grupet parlamentare të partive politike, pa specifikuar shkakun.

Në një deklaratë për mediat, Ambasada e SHBA theskon: Po punojmë që takimet me grupet të mbahen javët e ardhshme.

Ç’po ndodh me Reformën në Drejtësi? Dy ambasadorët nuk takohen me PD, PS dhe LSI

Anulohet në mënyrë të papritur mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike me dy ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së.

grupipd

Burime nga selia blu bëjnë të ditur se deputetët janë njoftuar për anulimin e mbledhjes që ishte parashikuar të zhvillohej nesër në orën 15.00.

Megjithatë ende nuk bëhet e ditur se cila është arsyeja e anulimit të këtij takimi ku do të ishin të pranishëm edhe Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Ne te njejten kohe deputetet socialiste dhe ata te LSI thone se nuk jane lajmeruar per ndonje mbledhje te mundshme diten e neserme ku te jene te pranishem edhe dy ambasadoret e SHBA dhe BE.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura