Reforma në arsim/ Lulzim Basha: Protesta e studentëve ishte vula mbi dështimin e radhës të Ramës

Feb 26, 2021 | 9:42
SHPËRNDAJE

Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se mes 100 dështimeve të kryeministrit Edi Rama është edhe ajo për reformën në arsim.

basha lulzim

Sipas Bashës, pavarësisht se Rama e ka cilësuar reformën në arsim si një kthesë historike, protesta e studentëve ishte vula mbi dështimin e radhës.

Basha kujton se edhe 57 ditë kanë mbetur nga 25 prilli.

 

“57 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Edi Rama e ka cilësuar reformën në arsim një kthesë historike. A ka pasur rezultat kjo reformë? Përgjigjja jo!
Protesta e studentëve ishte vula mbi dështimin e radhës të Edi Ramës”, thuhet në videon e publikuar nga Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura