Reforma/ Erjon Braçe konfirmon krisjen e koalicionit qeverisës

Jul 22, 2016 | 9:31
SHPËRNDAJE

Deputeti socialist Erjon Braçe ka konfimuar krisjen e koalicionit qeveritar këto javët e fundit teksa palët përpiqeshin të gjenin konsensus me opozitën për të shkuar drejt një miratimi me konsensus të reformës në drejtësi, të enjten e 21 Korrikut.

erion-brace (1)

“E ardhmja e koalicionit është ndikuar shumë nga kjo marrëdhënie e krijuara këto 4-5 javët e fundit. Ka lënë shenjë në mirëqenien e koalicionit. Natyrisht që u takon krerëve të dy partive kryesore në vend të ulen të diskutojnë hapur, pa mbajtur asnjë rezervë, sy më sy, e të vendosin për të ardhmen e këtij koalicioni. Me rëndësi që diskutimi të jetë i hapur, i ndershëm mbi të gjitha, i drejtë, sepse këto janë parime për të cilat kemi votuar edhe unë brenda partisë sime. Duhet një vlerësim i plotë se çfarë ka ndodhur brenda 3 viteve, sa përpara kemi ecur në këtë marrëdhënie koalicioni dhe në fund fare të merret edhe një vendim shumë i qartë”,- ishte prononcimi i dhënë nga Brace për mikrofonin e “Ora neës”, përpara Parlamentit.

Tonet e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta u rritën sot me kreun e komisionit të posacëm për reformën në drejtësi Fatmir Xhafa, ku i kërkoi këtij të fundit llogari pse nuk ishte mbledhur mbrëmjen e djeshme komisioni që të futeshin në draft edhe ndryshimet e arritura pas letrës së komisionierit Hahn.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura