Basha: Me ne, Dule dhe Ndoka. Po kaloi Reforma ka destabilitet politik

Jun 22, 2016 | 14:55
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka përsëritur edhe njëherë vendimin e opozitës lidhur me reformën në drejtësi, duke theksuar se kalimi i njëanshëm i saj në Kuvend do të rrezikojë destabilizimin politik të vendit.

basha deklarat1

Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së grupit parlamentar, Basha ka thënë se “me aktin e sotëm Edi Rama u vetëdenoncua si armiku i reformës, pasi duke cuar njënashëm kërkesën për draftin që kap politikisht drejtësinë ka marrë përsipër dëshimin e sigurtë, shtyrjen me një vit të reformës dhe nga ana tjetër duke rrezikuar destabilizimin politik të Shqipërisë”.

Basha i ka bërë thirrje deputetëve të shumicës të mos përdoren politikisht si mburojë ndaj njeriut që nuk do drejtësinë e pavarur.

“Çështja që na ndan me Ramën është e rëndësishme, nëse ka reformë ajo do bëhet sipas Venecias, dhe me këtë nuk ka kapje politike, këtë do PD, këtë do opozita e shtuar në radhët e saj edhe me faktorë që deri dje nuk e kane parë vetën në opozitë, ne e kemi bërë zgjedhjen, Venecia e ka sanksionuar, kjo është rruga, zbatimi i rekomandimit 88”- tha Basha.

Sipas tij, futja e reformës në Kuvend do takohet me dështimin e plotë dhe të gjithanshëm.

Mbledhja e grupit 

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka thirrur një mbledhje të grupit parlamentar për të diskutuar edhe njëherë qëndrimin e opozitës për çështjen e reformës në Drejtësi.

basha grupi

Mbledhja e përjavshme vjen pas presionit të PS-së për të futur sa më shpejt në rendin e ditës miratimin e draftit.

Burimet bëjnë të ditur se Basha ka konfirmuar qëndrimin e unifikuar të opozitës për të mos votuar një reformë anti kushtetuese dhe të pa negociuar me opozitën.

Panorama.al mëson gjithashtu se Basha ka konfirmuar edhe faktin që Vangjel Dule dhe Nard Ndoka dy ish aleatë të socialistëve janë në krah të PD-së për këtë çështje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura