Referendumi në Maqedoni/ Sa vota i duhen Zaevit në Kuvend për të zgjidhur çështjen me Greqinë

Oct 1, 2018 | 13:45
SHPËRNDAJE

Maqedonia pas ditës së djeshme dhe referendumit të pasuksesshëm për emrin vazhdon të mbetet në udhëkryq: ose do të vazhdojë drejt integrimeve euroatlantike, ose do të kthehet prapa, në izolim dhe e bllokuar për çfarëdo përparimi, me emrin “e përkohshëm” IRJM, jashtë organizatave ndërkombëtare dhe pa mundësi qasjeje në fondet e BE-së, që me shumë gjasa do të rezultojë me krizë ekonomike. Përveç kësaj, duke vazhduar të qëndrojë jashtë NATO-s dhe pa përkrahjen e Aleancës, do të gjendet edhe në një situatë të brishtë të sigurisë.

zaev-0907-1_1536680842-3453710

Pasi e lëshoi mundësinë që me referendumin ta hapë rrugën për zgjidhje të kontestit për emrin me Greqinë, tash, nëse dëshiron ta shmangë këtë rrugën e dytë, të regresit, me të njëjtin “përfitim” aleancën e shëndoshë me Moskën dhe forcat tjera antiperëndimore dhe antidemokratike në botë, i mbetet mundësia që ndryshimin e nevojshëm të Kushtetutës ta bëjë me dy të tretat e votave në Parlament.

Ithtarët e zgjidhjes së kontestit me fqinjin jugor, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë e kryeministrit Zoran Zaev, bashkë me partitë tjera që e përkrahin dhe me të gjitha partitë shqiptare, në Parlament kanë gjithsej 72 vota, që do të thotë se i nevojiten edhe 9 vota për të siguruar dy të tretat e nevojshme.

Zaevi në fjalimin e mbrëmshëm tha se puna e parë që do të bëjë koalicioni qeverisës është që të tentojë ta bindë opozitën që të votojë për ndryshimin e Kushtetutës, respektivisht që t’i sigurojë edhe 9 votat e duhura. Njëfarë shprese se mund ta arrijë këtë i jep fakti se 4 ose 5 deputetë të VMRO-DPMNE-së opozitare, përkundër bojkotit të heshtur të partisë, dje dolën për të votuar.

Se a do të arrihet të sigurohet kjo shumicë e nevojshme, sipas kryeministrit, do të merret vesh në 10 ditët e ardhshme, ndërsa nëse nuk arrihet ky qëllim, menjëherë do të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat do të ishin mbajtur jo më vonë se në nëntor të këtij viti. Qëllimi është i qartë: LSDM-ja me aleatë, bashkë me partitë shqiptare, në këto zgjedhje të arrijnë të sigurojnë mbi 80 deputetë në Kuvendin 120-anëtarësh, në mënyrë që të mos varen nga VMRO-ja.

Objektivi nuk duket i parealizueshëm, duke pasur parasysh se votën “për” ndryshim të emrit dje e dhanë rreth 600 mijë votues, aq sa, siç u përmend, kurrë deri tash në asnjë cikël zgjedhor s’ka fituar asnjë subjekt politik. Reagimet e para nga Brukseli dhe SHBA inkurajuan Qeverinë e Zaev që çështja të dërgohet në Parlament.

Ndërsa  lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, me gjasë, është i vetëdijshëm për rrezikun për partinë e tij nga zgjedhjet e jashtëzakonshme, ngase në fjalimin e tij të mbrëmshëm, duke iu përgjigjur gazetarëve, e refuzoi këtë opsion.

“Maqedonia nuk ka nevojë për zgjedhje të jashtëzakonshme, vetëm Zaevi le të bëhet gati për pensionim politik”, tha Mickoski, që në publik u interpretua si paradoksale, ngase dorëheqja e Zaevit gjithsesi se do të nënkuptonte shkuarje në zgjedhje të parakohshme.

Droja edhe e opinionit demokratik në Maqedoni është se, me shumë gjasë, pas këtyre zgjedhjeve vendi do të mbetej me opozitë të dobët dhe të pafuqishme, që gjithsesi nuk është e mirë për asnjë vend, shkruan Gazeta Express.

90% e votuesve ‘pro’ marrëveshjes, NATO u bën thirrje liderëve të vendit

UPDATE/ Rreth 90 përqind e pjesëmarrësve në referendumin në Maqedoni, kanë votuar “pro” marrëveshjes me Greqinë për ndyshimin e emrit, që i hap rrugë integrimit në BE.

92 perqind

NATO: Kapni shansin historik 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg përmes rrjetit social Twitter ka shprehur edhe një herë mbështetjen e NATO-s , duke theksuar edhe një herë se dera e NATO-s është e hapur dhe se nevojitet angazhim nga liderët politikë për t’ia arritur qellimit.

“E mirëpres votën e Maqesonise. Kërkoj nga të gjithë liderët dhe partitë politike te angazhohen në mënyre konstruktive dhe me përgjegjësi të kapin këtë shans historik. Dera e NATO-a është e hapur, por fillimisht te gjitha procedurat nacionale duhet të kryhen”- u shpreh Stoltenberg.

Ali Ahmeti: Vendimin për marrëveshjen me Greqinë do ta sjellin deputetët e Kuvendit

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në konferencën për shtyp pas mbylljes së votimeve tha se sot qytetarët në referendum, ia deleguan vendimmarrjen deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë. Ai tha se pas referendumit të sotëm vendimin për marrëveshjen me Greqinë do ta marrin deputetët.

“Dita e sotme ishte një ditë shumë e rëndësishme për vendin tonë, uroj qytetarët e RM-së, institucionet dhe gjitha partitë që kontribuan për mbajtjen e referendumit. Sot ne zhvilluam kapacitetet për një vend me pretendim për integrim në NATO dhe BE. Ky proces i reformave të barazisë garanton paqe të qëndrueshme, marrëdhënie të mira, investime. Unë dhe BDI kemi thënë që vendimmarrja i takon institucioneve të vendit. Sot qytetarët e vendit ia deleguan vendimmarrjen Kuvendit të Maqedonisë dhe deputetëve”.

“Ne jemi të zgjedhur që të marrin vendime të rëndësishme dhe jo të kalkulojmë për zgjedhjet e ardhshme. Me vendin tonë në Kuvend ne përcaktojmë të ardhmen e vendit tonë dhe Evropës Juglindore. Në zgjedhjet e fundit ne u zotuam për zhvillim ekonomik dhe prosperitet. Kjo përbërje e Kuvendit ka mandat për zgjidhjen e çështjeve me fqinjeve dhe me vendimet e tyre sot qytetarët deleguan vendimmarrjen tek deputetët dhe institucioneve të vendit”, tha mes tjerash Ahmeti.

Në pyetjen e gazetarëve për zgjedhjet të parakohshme parlamentare, ai tha se nëse deputetët e opozitës nuk pajtohen që të ketë ndryshime kushtetuese, atëherë do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Reagimi pas referendumit, Zaev: Shkojmë në zgjedhje të parakohshme nëse….

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka dalë në një deklaratë për mediat pas përfundimit të votimeve të referendumit në Maqedoni.

zaev 1

Nëse shumica ka votuar pro, atëherë referendumi do të quhet i suksesshëm dhe më tej do të vijojë procedura në Parlament, tha Zaev.

Por, nëse rezultati nuk certifikohet nga Kuvendi, atëherë do të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha Kryeministri Zaev.

“Vota e qytetarëve, e atyre që votuan, duhet të shnjdërohet në vullnet politik në dhomën ligjdhënëse. Kemi shumicë të madhe për nga ata që votuan, atëherë është e qartë e ardhmja. Vota e deputetëve duhet të jetë votë për NATO dhe BE, për jetë më të mirë për fëmijët tanë dhe Maqedonisë. Pres që deputetët e VMROP-së të respektojnë vullnetin e qytetarëve. Në të kundërtën nëse nuk ndodh, atëhër duhet të ketë zgjedhje parlamentare menjëherë”.

***

Referendumi në Maqedoni/ Mbyllet votimi, pjesëmarrja e ulët

Ka përfunduar orari zyrtar i votimit për referendumin e emrit në Maqedoni. Që prej orës 7:00 të mëngjesit të sotëm, 1.8 milionë qytetarë të Republikës së Maqedonisë ishin thirrur në referendumin për çështjen e emrit. Ata ju përgjigjën pyetjes: A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?

Komisioni shtetëror i Zgjedhjeve bëri të ditur se deri në orën 18.30, në votime kanë dalë reth 35 për qind e trupit të përgjithshëm votues, apo  519 mijë e 400 qytetarë. Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkovski, tha se procesi zgjedhor në përgjithësi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe demokratike përveç disa parregullsive në disa vendvotime ku janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rasteve.

“Për të qenë i suksesshëm referendumi duhet që të dalin në votim 50%+1 votues nga lista zgjedhore, apo rreth 903 mijë qytetarë. Për të vendosur qytetarët për njërin nga dy opsionet, Pro apo Kundër duhet që njëra palë të ketë 50%+1 votë më shumë se opsioni tjetër. Nga rezultatet paraprake, tani për tani ky duket një mision i pa mundur”, raportojnë mediat në Maqedoni. Megjithatë, edhe ka pasur debate e interpretime të ndryshme, nëse me daljen eventuale nën 50 për qind do të konsiderohej i dështuar ose jo.

Ky votim është shumë i rëndësishëm dhe është paraprirë nga një seri vizitash të përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian dhe NATO-s. Fitorja e “PO”-së në referendum zgjidh përfundimisht çështjen e konfiktit me Greqinë dhe i hap rrugën vendit për anëtarësim në NATO, e më pas në Bashkimin Europian.

 Marrëveshja e emrit me Greqinë, Maqedonia sot merr vendimin historik

“A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”, kjo është pyetja që u bëhet sot maqedonase…

Prej orës 7 të mëngjesit të kësaj të diele, në Maqedoni janë hapur qendrat e votimit për referendumin për marrëveshjen e emrit me Greqinë, ndërsa pritet që rreth orës 19:00 pritet të mbyllet votimi.

Të drejtë vote kanë 1.806.336 votues, sipas listës zgjedhore, të cilët do të duhet të deklarohen nëse janë pro apo kundër.

DIK-sednica2-10.08.2018-860x680-480x380

Në mbarë vendin votohet në 3.748 vendvotime, të cilat do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19.

Një ditë më parë votuan personat e dënuar, të sëmurët dhe të pamundurit. Të shtunën votuan gjithashtu edhe qytetarët e Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura