Referendumi në Maqedoni, Ruçi takohet me kryebashkiaken e Tetovës: Pjesëmarrja e shqiptarëve, shumë e rëndësishme

Sep 20, 2018 | 17:00
SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit  Gramoz Ruçi priti sot Kryetaren e Bashkisë së Tetovës Teuta Arifi, me të cilën bisedoi mbi zhvillimet më të fundit ne Maqedoni.

Gjatë takimit Kryetari i Kuvendit nënvizoi se pjesëmarrja e shqiptarëve dhe vota e tyre pro në referendumin e 30 shtatorit është shumë e rëndësishme. Shqiptarët duhet të bëhën masivisht pjesë e zgjidhj

Forcat politike dhe institucionet e qeverisjes qendrore e vendore të drejtuara prej shqiptarëve duhet të japin mesazhin e qartë në mbështetje të referendumit. Ne shqiptarët, jemi një faktor i rëndësishëm stabiliteti jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për të gjithë rajonin. 2018092013054801

Është pozitive që forcat politke shqiptare janë përgjithësisht pro referendumit dhe kjo duhet të pasohet edhe nga mbështetja e votuesve shqiptarë. Tetova duhet gjithashtu  të paraprijë në këtë proces. Roli i Komunës së Tetovës është vendimtar për sigurimin e pjesëmarrjes së shqiptarëve në referendum. Nuk duhet ta humbasin këtë shans historik.

Kryetarja  e Komunës së Tetovës, falenderoi Ruçin për mbështetjen që Shqipëria dhe Kuvendi i Shqipërisë u japin në këto çaste shqiptarëve në Maqedoni.  Ajo vlerësoi gjithashtu faktin që forcat politike dhe shqiptarët e Maqedonisë janë në mbështetje të referendumit dhe votës pro. Suksesi i referendumit të 30 shtatorit hap rrugën për ndryshime të tjera pozitive në Maqedoni, të cilat kanë dhe do të kenë edhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.

Faktori ndërkombëtar mbështet si rallëherë në këtë çështje të gjitha forcat progresiste të Maqedonisë, të cilat  përpiqen për zgjidhjen e problemeve, prosperitetin, paqen dhe stabilitetin në rajon.

Gramoz Ruçi dhe Kryetarja e Komunës së Tetovës shprehën bindjen se shqiptarët do të marrin pjesë masivisht në referendumin e 30 shtatorit dhe vota e tyre do të jetë pro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura