“Referendumi i Maqedonisë, qëllimisht për t’u humbur”

Oct 3, 2018 | 12:38
SHPËRNDAJE

Ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë në vitet në 1992-1994, Bashkim Kopliku, ka reaguar në lidhje me dështimin e referendumit në Shqipëri.

Sipas tij referendumi qenka organizuar për tu humbur, dhe Kopliku rendit dy absurditete që bënë referendumin të dështonte.

“Absurdi i parë: bëhet votim i hapur për votuesit e opozitës, kundërshtare e shpallur referendumit. Absurdi i dytë: kërkohej të arrihej një numër votuesish praktikisht i pa arritshëm dot”, shkruan me tej Kopliku.

kopliku-basklim

Shkrimi i plotë

Referendumit në Maqedoni qenka organizuar për t’u humbur, që të “rezultojë” me mosarritjen e futjes së Maqedonisë në NATO e pastaj në BE. Kjo shihet qartë nga dy absurde që ka në organizimin e tij.

Absurdi i parë: bëhet votim i hapur për votuesit e opozitës, kundërshtare e shpallur referendumit. Votimi për ta, jo vetëm qe ishte i hapur, por ishte edhe me regjistrim të votuesve pro referendumit–“tradhtarëve të partisë”. Ai opozitar që guxonte te merrte pjesë në votim, automatikisht regjistronte veten si kundërshtar i thirrjes së partisë për të mos marrë pjesë në votim. Emri i tij është i regjistruar në listën e votuesve, dhe Partia e di këtë fakt, pra e di sesi ka votuar ai: pro referendumit. Kjo, sepse nëse donte të votonte kundër, nuk kishte përse të shkonte në votim.

Absurdi i dytë: kërkohej të arrihej një numër votuesish praktikisht i pa arritshëm dot. Kërkohesh të kishte pjesëmarrje në votim, sa gjysma e një numri të supozuar të votuesve sipas një liste fiktive, pra gjysme e një numri kot. Kjo listë jepte një numër votuesish prej pothuaj 1,8 milionë, që është një numër më i madh se numri real i qytetarëve me të drejtë vote që janë prezentë aktualisht në Maqedoni. Mendoni që popullsia rezidente në Maqedoni është më pak se 2.1 milionë. Sipas statistikave, në vitet e fundit në Maqedoni, numri i votuesve ka qenë më pak se 0,6 milionë, kurse vetëm në 2014, patën votuar 1,1 milionë votues, prapë shumë më pak se shifra e supozuar për referendumin aktual.

Organizatorët e këtij referendumi kanë dashur të sigurojnë humbjen e tij!

Duhet bërë një referendum i ri, pa kufizim të pjesëmarrjes. Pra, referendumi të fitohet me kushtin e vetëm: numri i votave pro hyrjes në BE të jetë më i madh se votat jo për hyrje në BE, apo fundja dhe të jenë më shumë se 2/3 e votave gjithsej, pra dy herë më shumë se votat jo për hyrjen në BE, nëse duam siguri më të madhe se popujt që jetojnë në Maqedoni duan me shumicë dërmues hyrjen në BE.

Ky organizim, do të bënte që opozita maqedonase të detyrohej të shkonte të votonte–kjo nuk i hiqte të drejtën secilit opozitar edhe për të votuar kundra BE, por ama me votë të fshehtë, dhe jo me votim në turmë, me protestë publike tip “nuk marr pjesë në votim”.

Bashkim Kopliku.

Zëvendëskryeministri 1992-94.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura