“Reduktimi me 50% i kohës së pritjes në dogana”- Gazheli-Minenna: Lehtësimi i tregtisë dhe lufta ndaj…

Nov 12, 2020 | 14:04
SHPËRNDAJE

125179682_2768843383386369_642558312022155338_n

Dy administratat doganore Shqipëri-Itali vendosën sot për vijimin e bashkëpunimit për lehtësimin e tregtisë dhe luftës ndaj trafiqeve të paligjshme.

Në takimin e zhvillluar online mes drejtorit të përgjithshëm të Doganave, Gent Gazheli dhe homologut italian, Marcello Minenna u shqyrtuan ndër të tjera zhvillimi i aksesit ndërkufitar dhe reduktimi me 50 % të kohës së qëndrimit të mallrave në portet respektive.

Gjatë këtij takimi u trajtuan rezultatet pozitive të deritanishme të projektit SEED, si dhe platforma e re për lehtësimin e tregtisë në vendet e Ballkanit, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Ndër të tjera u shqyrtuan perspektivat për bashkëpunim të mëtejshëm në kuadër të programit TAIEX, në fushën e inteligjencës, laboratorët dhe në fushën e shkëmbimit të informacionit.

Postimi i plotë

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli, zhvilloi një takim online me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve të Italisë, Marcello Minenna.?‍♀️?‍♂️
Të dy drejtuesit vlerësuan vazhdimësinë e forcimit të marrëdhënieve ?të ngushta me interes të përbashkët në fushën e asistencës së ndërsjelltë, sidomos në shkëmbimin e informacionit në kohë reale?‍??‍?, si një proces shumë i rëndësishëm në në luftën kundër trafiqeve të paligjshme.
Gjatë këtij takimi u trajtuan rezultatet pozitive të deritanishme e projektit SEED, si dhe platforma e re për ndarjen e të dhënave dhe dokumenteve të parashikuara në Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), në lidhje me lehtësimin e tregtisë, midis administratave të vendeve përfituese, si Shqipëri, Bosnjë-Hecergovinë, Kosovë, Mali i Zi dhe Serbi.
Dy administratat doganore janë tashmë pjesë e projektit “INTERREG”,(pjesë e AXIS 4), i cili synon zhvillimin e aksesit ndërkufitar, reduktimin me 50 % të kohës së qëndrimit të mallrave në portet respektive.
U shqyrtuan perspektivat për bashkëpunim të mëtejshëm në kuadër të programit TAIEX, në fushën e inteligjencës, laboratorët dhe në fushën e shkëmbimit të informacionit.
Ky takim i drejtorëve të përgjithshëm u organizua në kuadër të raporteve shumë të mira që karakterizojnë marrëdhëniet midis Administratave Doganore të dy vendeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura