Redon Makashi shfaqet për herë të parë si model

Jul 2, 2015 | 14:37
SHPËRNDAJE


Kantautori Redon Makashi është zgjedhur të jetë imazhi i një dyqani të ri veshjesh në Tiranë, me të cilin ka lidhur kontratë pune. Për të reklamuar veshjet e dyqanit, ai ka realizuar një set fotosh artistike, ku i është dashur të bëjë për herë të parë modelin në jetën e tij.   “Të nisësh ditën dhe ta vazhdosh atë i veshur me rrobat e “FC PLUS FASHION” në RingCenter do të thotë të jetosh me motiv dhe i frymëzuar”, shkruan ai në diçiturën e fotove të realizuara me këtë rast. I pyetur nga “Panorama” për këtë eksperiencë të re ai thotë: “Janë veshjet e stilit tim, më përfaqësojnë mua dhe ndaj vendosa ta pranoj këtë ofertë ndryshe, pavarësisht faktit që paratë e fituara nga kjo kontratë nuk është se të bëjnë të pasur”. Edhe pse Redon Makashi këtë vit bën 45 vjeç, ai nuk e tregon aspak moshën në fotot në fjalë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura