Redon Makashi rrëfen planet për një koncert të “Tre musketierëve”: E vështirë se s’duhet të jemi të përsëritur, por…

Dec 4, 2022 | 22:59
SHPËRNDAJE

Këngëtari dhe kantautori i njohur Redon Makashi ka folur për miqësinë që ka me dy artistët Elton Dedën dhe Aleksandër Gjokën. Ai tregoi se fillimisht rastisën në një festival te tre dhe më pas menduan që të hapnin një lokal ku performonin të bashkë, si “Tre musketjerët”, gjë që vazhdoi edhe pas mbylljes së tij në evente të ndryshme.

redon makashi

I ftuar në emisionin “Dola te Ola” në News24, ai zbuloi se realizimi i koncertit që ata patën në Pallatin e Kongreseve ka qenë një ëndërr për ta dhe dëshira që të bëjnë një tjetër është shumë e madhe, por në të njëjtën kohë edhe e vështirë kur mendojnë se duhet të konkurrojnë atë që realizuan. “S’duhet të jemi të përsëritur dhe është shumë e vështirë ta konkurrojmë atë”, tha Redoni.

Ndërkohë në planet e tre artistëve është që të sjellin edhe një album së bashku, por artisti nuk dha detaje se kur ky projekt do të jetë i mundur të realizohet.

Gjatë programit Redoni mori edhe një videomesazh surprizë nga miku i tij i ngushtë Geni, i cili shprehu mirënjohjen që ka qenë prezent në çdo krijimtari të kantautorit teksa e cilësoi si “një super artist që i ka rezistuar kohës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura