Redon Makashi kapet në shoqërinë e ish-të dashurës

Feb 15, 2014 | 15:52
SHPËRNDAJE

Fotot e këngëtarit me Elda Koçin, me të cilën ka gati 20 vite lidhje dashurie

Edhe pse historia e tyre e dashurisë pothuajse i ka kaluar dy dekada, duke pasur uljet dhe ngritjet e veta, ata na rishfaqen sërish bashkë në këtë prag 14 Shkurti. Kantautori Redon Makashi dhe gazetarja Elda Koçi, pas lajmit për ndarjen e tyre, fotografohen sërish bashkë në Tiranë. Paparaci ynë ka arritur të shkrepë këto foto, ndërsa Redoni dhe Elda ecnin në rrugë të shkujdesur në shoqërinë e njëri-tjetrit. Nga ana e saj Elda ka njoftuar fansat në facebook se jo vetëm këtë Shën Valentin, por shumë ditë pas tij do i kalojë me të dashurin. Madje, ajo deklaroi se kishte filluar të shkruante biografinë e kantautorit, e inspiruar nga 20 vitet e kaluara me të, një histori dashurie kjo që nisi fillimisht si miqësi, sipas rrëfimeve të saj. Ndërsa nga ana e tij, Redoni është treguar më hermetik ndaj deklarimeve për këtë lidhje, duke mos folur asnjëherë me emër konkret. Pas publikimit të klipit “Ditari” në bashkëpunim me kantautorin maqedonas, Vullnet Ibrahimi, Redoni u shpreh në një intervistë për gazetën “Panorama” se kishte menduar seriozisht për krijimin e një familjeje dhe sjelljes në jetë të fëmijës së tij të parë. Ai nuk ishte gati për të pohuar një emër, pasi me sa duket nuk ndihej ende i sigurt për femrën që do të vendosë të kalojë jetën. Për Shën Valentin Redoni ishte i ftuar të këndonte në Romë, së bashku me Ertila Kokën. Të shohim nëse pas kthimit do të japë ndonjë shpjegim për fotot me Eldën.


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura