RECETE/ Gatimet e ëmbla të festës

Dec 24, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

Recetën për biskotat me xhinxher ua kemi dhënë edhe më parë, por po ju sjellim sërish vetëm përbërësit, për kë i ka humbur, dhe një ide tjetër se si t’i përgatisni sipas udhëzimeve në fotografi.

Torta me karotë, bajame dhe kanellë

torta-carote-noci

Në mikser grini bajamet dhe lajthitë. Prisni karotat në feta dhe kalojini gjithashtu në frulator. Bashkoni në një enë dy llojet e sheqerit me lëngun e limonit dhe karotat. Përziejini mirë ose rrihini me ndihmësen e rrahëses elektrike të vezëve. Shto ni po aty vezët e më pas kripën dhe miellin.

Vijoni me frutat e thata që gritë më parë, majanë dhe kanellën. Vazhdoni të rrihni të gjithë masën, deri sa të përftoni një brumë të plotë, jo të fortë e që të mos ngjitet pas enës rrahëse. Hidheni brumin në një formë tortash apo keku, të cilën e keni lyer më parë me gjalpë.

Futeni në furrën e parangrohur në 160 gradë për 10 minuta, më pas gradojeni sobën në 180 gradë dhe lëreni për 50 minuta të tjera. Sidoqoftë, kontrollojeni pjekjen vazhdimisht. Lëreni të ftohet përpara se ta shërbeni. Dekorojeni me sheqer pluhur.

Përbërësit: 100 gr miell; 5 vezë; 3 karota; 150 gr sheqer kane; 150 gr sheqer normal; 230 gr bajame; 110 gr lajthi; Një majë luge kripë; Maja birre; Kanellë; Lëng limoni; Sheqer pluhur

Buka e babagjyshit

bukaaa
Përgatitja:
Bashkojini përbërësit e brumit dhe formoni një masë të butë, por kompakte, duke e punuar me duar. Lëreni të pushojë për të paktën gjysmë ore, ose më tepër. Hapeni petën në formën që shihni në fotografi, duke u ndihmuar edhe nga thika, prisni në shirita pjesën e mjekrës dhe kthejini me dorë në formë spirale.

Me pjesët anësore të brumit formoni kapuçin, dhe me bojë ushqimore lyejeni me ngjyrë të kuqe. Ullinjtë shërbejnë për të bërë sytë. Piqeni për 30 minuta në furrën e parangrohur në 180 gradë.

Përbërësit: Sheqer pluhur 7 gr; Kripë 15 gr; Maja birre 6 gr; Gjalpë 90 gr; Ujë 190 ml; Ullinj të zinj 2; Vaj ulliri 60 gr; Miell 750 gr; Qumësht 120 gr; Vezë 1; Ngjyrues ushqimor, sipas dëshirës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura