RECETAT/ Supat e verës me aromë deti

Sep 2, 2017 | 11:06
SHPËRNDAJE

Që nga ajo më klasikja me krem bizelesh dhe sepie e deri tek ajo më pak e njohura… këto janë 5 recetat me bazë peshku dhe perimesh.

Nëse e gjithë vera do të ishte një recetë, me siguri do të triumfonin perimet me peshkun, i cilitdo lloji të ishte ai; pjata mund të konsumohet e ftohtë, është e thjeshtë për t’u përgatitur, e freskët dhe e shëndetshme. Dikush e përdor edhe si pjatë të vetme, duke i shtuar më tepër prodhime të detit (peshk apo fruta), dikush tjetër kërkon edhe një shoqëruese. Sido që të jetë, është gjithnjë e mirë!screenshot--2017-09-04-11-09-24

Sidomos në shtëpi kur nuk kemi as kohë e as dëshirë të qëndrojmë mbi sobë, gjatë verës! Për të gatuar një supë me shije të mirë deti, mund të përdorni një pjesë të mirë të guaskave, karkalecat, kallamarët apo lloje peshqish që pastrohen lehtësisht nga halat. Më të përdorshmit, të paktën këtu te ne, janë peshku merluc dhe ai që quhet gjel deti. Edhe peshku hënë është mjaft i përshtatshëm nëse do të gatuani për shumë njerëz. Por, në përgjithësi, nëse keni durim të pastroni, gjithçka që vjen nga deti mund të bëhet supë ose krem që përdoret për të shoqëruar makaronat.

Mjafton të gatuani vetëm një gjatë ditës për ta ngrënë në dy vakte. Një herë të ngrohtë e një herë të ftohtë. Kombinimet e perimeve që mund të shoqërojnë prodhimet e detit janë të pafundme.

A mund të jetë supa pjatë unike?

E vërtetë, supa mund të jetë pjatë unike! Nëse shoqërohet me fruta deti apo peshk në përbërje, dhe sasinë e caktuar të bukës që konsumoni në një vakt. Mos harroni që supës, qoftë kjo edhe peshku, mund t’i shtoni edhe bishtajore të ndryshme.

Cili është gabimi më i zakonshëm që bëjmë me supën?

Të shtoni vajin që keni përdorur në fazat e skuqjes. Gatuajeni supën pa vaj dhe shtojani atë në fund, siç bëni me sallatën. Sa u përket perimeve, nuk duhet t’i gatuani për një kohë të gjatë sepse humbasin të gjitha mineralet.

Si të shërbejmë një supë?

Dekorojeni supën me pak nga të gjithë përbërësit që mund të keni përdorur për gatimin e saj. Zbukurojeni me erëza dhe shoqërojeni në fund me copëza buke të thekur.

Supë me vongole

Përbërësit për 4 persona: 750 ml lëng peshku 750 g guaska vongole 300 g tul domatesh 3 patate 1 degë selino 1 qepë 1 karotë Spec djegës Kripë, piper Vaj ulliri Majdanoz të freskët

Në një tigan të madh skuqni qepën, karotën dhe selinon e prerë imët. Shtoni po aty mongolet e pastruara dhe lëngun e perimeve. Lëreni të ziejë dhe pas këtij procesi, hiqni guaskat që nuk janë hapur. Shtoni domatet, erëzat dhe në fund vajin e ullirit.screenshot--2017-09-04-11-11-38

Krem kungujsh me skampi

Përbërësit për 4 persona: 700 g kungull të verdhë, të pastruar 200 ml pana 8 skampi 1 presh 1 gotë verë të bardhë Gjalpë Vaj ulliri Kripë, piper Gjysmë litri lëng peshku

Përgatitja: Pastroni kungullin, priteni në kubikë dhe vëreni të skuqet me preshin, hudhër dhe pak vaj ulliri. Shuajeni me verë të bardhë dhe hidhni gjysmën e sasisë së lëngut të perimeve. Rregulloni shijen me kripë dhe piper.screenshot--2017-09-04-11-15-23

Kalojini të gjitha në frulator derisa të përftoni një krem jo shumë të trashë. Shërbejeni me skampi të gjallë ose, nëse nuk i pëlqeni, të tiganisur fare pak në një tigan ku s’keni vënë asgjë. Në fund shtojuni pak vaj ulliri.

Scoglio me fruta deti

Përbërësit: 4 skampi të mëdhenj 150 g karkaleca 150 g kallamarë 400 g vongole 150 g domate qershi 3 thelpinj hudhër majdanoz borzilok spec djegës sipas dëshirës ¼ gotë verë të bardhë vaj e kripë sipas dëshirës.

Përgatitja: Pastrojmë kallamarët dhe i presim në feta të holla. Pastrojmë mirë edhe karkalecat e detit pa i prerë në copa dhe të gjitha i lëmë mënjanë në një pjatë. Shpëlajmë me ujë të rrjedhshëm skampit dhe vongolet në mënyrë që të mos mbetet rërë. Në një tigan të madh hedhim pak vaj ulliri, e lëmë të nxehet dhe shtojmë thelpinjtë e hudhrës së prerë përgjysmë dhe specin djegës.screenshot--2017-09-04-11-17-08

Pasi të marrë ngjyrë të artë, e largojmë hudhrën nga tigani dhe hedhim në të kallamarët, skampit, karkalecat dhe në fund vongolet. I përziejmë të gjitha bashkë dhe pas 3-4 minutash u shtojmë verën e bardhë. I lëmë të gjitha për 2-3 minuta në zjarr të fortë. Hedhim domatet e prera përgjysmë, majdanozin, kripën dhe i lëmë të ziejnë derisa vongolet të hapen plotësisht dhe lëngu të trashet pak.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura