RECETAT/ Makarona me krem kungulli e karkalec

Aug 28, 2016 | 8:29
SHPËRNDAJE

Makarona me krem kungulli e karkalec

Përbërësit për 4 persona:

400 gr makarona të shkurtra

5-6 kunguj mesatarë

1 qepë Stika pishe

Kripë, piper

Vaj ulliri

Karkaleca

13563329_10208094980786200_1368026867_n

Përgatitja:

Përgatisim së pari salcën. Grijmë imët qepën dhe e vendosim të skuqet me pak vaj ulliri. Kungujt mund t’i grijmë në rende ose t’i lëmë në kubikë e më pas t’i kalojmë në frulator. Sidoqoftë, i shtojmë te qepa, pasi kjo e fundit të jetë zbutur. Nuk i lëmë gjatë në mënyrë që kungulli të mos humbasë vlerat. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe përpara se ta heqim nga zjarri, shtojmë stikat dhe karkalecat. Ziejmë makaronat, i kullojmë dhe i hedhim te salca.

Fileto levreku e marinuar

Përbërësit:

2 peshq levrek

Borzilok

Ullinj pa bërthamë

Një limon

Sallatë të stinës

Vaj ulliri

Kripë, piper

13598948_10208094980826201_2024200442_n

Përgatitja:

Për të përgatitur filetot e marinuara të levrekut kaloni në frulator 130 gr vaj ulliri me lëngun e një limoni, borzilokun dhe ullinjtë. Shtoni kripë dhe piper, dhe përfundoni kremin duke e punuar. Pastroni peshkun në fileto dhe marinojeni me ¾ e kremit, dhe lëreni për 15 minuta. Nëpër pjatat që do ta shërbeni vendosni pak sallatë nga ajo që ju pëlqen bashkë me pjesën tjetër të kremit dhe sipër vini filetot e peshkut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura