Recetat e thjeshta që lehtësojnë tretjen dhe largojnë fryrjen

Jul 16, 2016 | 12:18
SHPËRNDAJE

Tretja e vështirë apo fryrja e barkut, janë robleme të të gjithëve.

Sigurisht që fajin e ka lloji i ushqimit (nëse nuk keni abuzuar shumë me sasinë). Ky problem është më i shpeshtë te femrat, rëndohet edhe më tepër nga ushqyerja e keqe ose një gotë alkooli më shumë.

Gjithashtu stresi ka ndikimet e veta por, në çdo rast, nuk është problem i pazgjidhshëm. Më poshtë po ju japim disa receta të thjeshta që mund t’i bëni për aq ditë, sa të rregulloni sistemin tretës.

dljkwsahdnrkjedws

Makarona me domate të thata

Makaronat me grurë saraçeno janë të pasura me vitaminë C dhe antioksidantë të fuqishëm.

Përbërësit: 100 gr makarona me grurë saraçeno, 5o gr qumësht soje, 70 gr domate të thata, Borzilok, Kripë integrale.

Përgatitja: Ziejini makaronat dhe ndërkohë përgatisni salcën, duke grirë domatet me qumështin e sojës, deri sa të përftoni një krem homogjen. Shtoni kripën dhe borzilokun dhe hidhuani makaronave. Nuk ka nevojë të ziejë apo të ngrohet, mund të konsumohet e ftohtë.

afdfre

***

Pica pa maja dhe pa gluten

Në variantin që jemi mësuar të hamë pica është ushqimi që shkakton më shumë fryrje dhe krijon probleme në tretje. Në këtë mënyrë, rreziku largohet, sepse pica është më e lehtë dhe tretet më shpejtë.

Përbërësit: 200 gr miell pa gluten, 150 ml ujë, Gjysmë luge kafeje sodë buke, Salcë domatesh, Kripë, Borzilok.

Përgatitja: Përgatitni brumin duke i punuar përbërësit deri sa të arrini një masë elastike brumi që shkëputet lehtë nga duart. Lëreni pak të pushojë dhe hapeni brumin me ndihmën e miellit. Shtoni salcën e domates, të cilën e keni përzierë me pak vaj ulliri, kripë dhe borzilok. Nëse ju pëlqen, shtoni edhe pak hudhër.

sfasf

***

Domate të mbushura me quinoa 

Përbërësit: 100 gr quinoa, 1 degë, selino e prerë në kubikë, 2 domate, Rigon, 2 lugë vaj ulliri, Kripë integrale.

Përgatitja: Grini tulin e domates me degën e selinos, pasi t’i keni pastruar nga fijet. Shtoni aty rigon, kripë, dhe vaj ulliri dhe hidhni salcën quinoas të sapozierë. Mbushni me masën që përgatitët domatet ose kungujt e pastruar nga pjesa e brendshme e farave.

sfsd

***

Oriz integral Oriz integral i aromatizuar 

Përbërësit: 100 gr oriz integral, Borzilok, Mente, Timo, Vaj ulliri, Lëng perimesh, Kripë.

Përgatitja: Ngrohni vajin në një tigan dhe shtoni aty së pari orizin, pastaj erëzat, përveç borzilokut. Kaurdisni së bashku dhe shtoni gradualisht lëngun e perimeve, deri sa orizi të ziejë. Pasi ta keni hequr nga zjarri, copëtoni borzilokun dhe shtojani pjatës.

derfsdf

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura