Recetat e fundjavës së verës

Jul 23, 2016 | 12:14
SHPËRNDAJE

1-Oriz me karkaleza dhe luleshtrydhe

Përbërësit: 250 g oriz, 100 g luleshtrydhe, 200 g karkaleca, Gjysmë gote verë të bardhë, ¼ gotë konjak, 1250 ml pana, 100 g gjalpë, 100 g, Parmigiano Reggiano, ¼ qepë kripë, piper, lëng perimesh ose ujë.

PËRGATITJA: Marrim një tigan të thellë dhe hedhim gjalpin e qepën e grirë hollë. Pasi zverdhet pak, shtojmë karkalecat dhe luleshtrydhet. I kalojmë për disa minuta në zjarr të fortë dhe i shuajmë me konjak. Në këtë moment shtojmë orizin dhe e skuqim për pak minuta, e shuajmë me verë të bardhë dhe kur të ketë avulluar, shtojmë lëngun ose ujin, kripë e piper. E lëmë të ziejë duke e përzier herë pas here derisa të thithë ujin, por jo plotësisht. Shtojmë panën e Parmigianon dhe e përziejmë për 2-3 minuta derisa të krijohet një masë homogjene. E fikim zjarrin dhe e lëmë të pushojë për pak çaste. Shërbehet i nxehtë dhe i dekoruar sipas dëshirës.

dsfnkjgfds

2-Fileto salmon me kungull 

Përbërësit: 2 fileto salmon, 300 g kungul,l kripë, piper, rozmarinë, limon.

Përgatitja: E presim kungullin në feta të holla, rreth 2-3 milimetra. Marinojmë filetot e salmonit. I vendosim në një tavë, sipër shtrojmë fetat e kungullit duke krijuar forma luspash dhe i pjekim në furrë për 15 minuta në temperaturën 180 gradë celsius.

jfhj

3-Muffin me çokollatë 

Përbërësit: 100 g gjalpë i tretur i ftohtë, 2 vezë, 140 g miell, 110 g sheqer, Gjysmë lugë kafeje sodë për ëmbëlsira, 100 g çokollatë e zezë, 30 ml qumësht.

Përgatitja: Me rrahësin e vezëve me dorë përziejmë gjalpin me vezët në një tas. Në një tas tjetër përziejmë me lugë druri miellin, sheqerin, çokollatën e shkrirë dhe së fundi sodën e hedhur me sitë. E hedhim këtë përzierje te tasi ku kemi përzier gjalpin me vezët, i përziejmë me spatul, shtojmë qumështin dhe e përziejmë derisa të kemi një brumë homogjen. Hedhim brumin te format për muffins të lyera me gjalpë e miell duke mbushur 2/3 e tyre, i pjekim për afro 12 minuta dhe bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, e cila duhet të dalë e pastër.

retgs

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura