RECETA/ Torta e 90-vjetorit të Mbretëreshës

Apr 25, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Me siguri, ka prere më shumë torta ajo, Mbretëresha Elizabet, sesa një shkollë pastiçerie, por kjo e ditëlindjes së 90-të ishte vetëm simbolike dhe u shpërnda menjëherë në profilin e Instagramit të Buckingam Palace. E përgatiti Nadiya Hussian, ishte ajo që fitoi konkursin këtë herë. Torta ishte me tri shtresa dhe sigurisht, pa qirinj.

regina-elisabetta-torta_980x571

Ngjyrat që shihni janë krem agrumesh. Naddiya-s iu deshën 42 vezë dhe 4 ditë për ta përgatitur, por fundja, Mbretëresha është Mbretëresha, për kë më shumë se sa për të do të sakrifikonte një pastiçiere?! Sidomos, në rastin e Elisabetës, nazet e së cilës me ushqimin njihen prej të gjithëve.

Jo se ne nuk kemi tonat, por ajo ka mundësi t’i konkretizojë… Bashkë me Mbretëreshën, po ju tregojmë edhe disa nazelinj të tjerë që, rastësisht ose jo, janë kapur duke u ushqyer në vende të ndryshme të botës.

***

Proshutë e papjekur për Morandin

E premtja është dita zyrtare e proshutës së papjekur për këngëtarin Giani Morandi. Kujdeset vetë për prerjen e saj dhe ka gjithnjë të ftuar në shtëpi gjatë “ritualit”. Këngëtari italian njihet gjithashtu për regjimin e tij rigoroz dhe stërvitjet e gjata në ajër të pastër.

0d529307-d076-4db5-9b61-4a870c7ec52b

***

Belen Rodriguez preferon ushqimet e detit

As Belen Rodriguez nuk harron të postojë foto nga kuzhina. Nga linjat e trupit nuk duket, por ushqimi është dukshëm pasion i saji, sidomos ushqimet e detit. Në fotografinë që ka postuar, është duke përgatitur makarona “alla karbonara”. Provojini edhe ju sot në shtëpi, janë fare të thjeshta, vetëm me tre përbërës: të verdhë veze, djathë të grirë parmixhan dhe pançetë.

7045ccb3-fb7f-4ca1-9fef-1ffbf72d9322

***

Lady Gaga zgjedh makaronat

Lady Gaga, me sa duket, është e zonja edhe në kuzhinë! Epo, makaronat e freskëta nuk se janë gjëja më e thjeshtë për t’u bërë, kështu që një përvojë këngëtarja e popit duhet ta ketë patjetër. Sigurisht që ndihmohet edhe nga makineria e hapjes së brumit, por sidoqoftë, vetëm puna që ka marrë përsiër vlen për t’u quajtur se në kuzhinë mund të bëjë ca gjëra.

cc19ad0d-18cd-45ef-99fa-febd944d908f

***

Torta “Pikë uji”, që po çmend Nju Jorkun

E kanë quajtur “Pikë uji”, sepse në të vërtetë duket si një pikë e stërmadhe uji. Është shpikja e Daren Lang, kuzhinieri me origjinë japoneze, që e ka bërë Nju Jorkun të çmendet me shpikjen e tij të fundit. Kur e sheh për herë të parë, e vetmja gjë që nuk mendon se mund të jetë është torta, e për më tepër që mund të hahet. Por, jo vetëm që hahet, por thuhet se është torta më e shëndetshme në botë.

Prej muajsh tashmë, dyqanet metropolitane të Bruklinit shohin çdo ditë një radhë njerëzish që presin të njëjtën gjë: tortën pikë uji. Kushton vetëm 8 dollarë racioni, por nëse shitjet vazhdojnë me këto ritme, me siguri që do të rritet.

raindrop_980x571

***

Biskota me limon

Përbërësit për brumin frola (20 biskota): 250 gr miell; 100 gr sheqer; 125 gr gjalpë; 1 vezë; Lëkura e një limoni të grirë; 1 bustinë vanilje; Gjysmë bustinë maja për ëmbëlsira;

Përbërësit për kremin: 125 gr sheqer pluhur; 30 gr gjalpë; 2 vezë; 1 limon.

Përgatitja: Bashkojmë në një enë të madhe të gjithë përbërësit e brumit dhe i punojmë deri sa të përftojmë një masë të ngjeshur, por jo shumë të fortë. Përgatisim kremin, duke shkrirë gjalpin me sheqerin e më pas e bashkojmë me vezët dhe limonin. E rrahim mirë deri sa të kemi një masë kremoze.

E hapim brumin në dy petë dhe në secilën hedhim me një lugë kafeje nga pak krem. Shtojmë petën tjetër sipër dhe me ndihmën e një gote të vogël, presim format e rrumbullakëta të biskotave. I pjekim në furrë për 15 minuta.

hd650x433_wm (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura