RECETA/ Të gjitha pjatat e Pashkëve

May 1, 2016 | 12:29
SHPËRNDAJE

Buka e Pashkës Buka e Pashkës

Përbërësit: 400 gr miell, 200 ml qumësht të plotë, 50 gr sheqer kaf, gjysmë bustine maja për bukë, 50 gr gjalpë, lëngun dhe lëkurën e grirë të një portokalli, lëngun dhe lëkurën e grirë të një limoni, 2 vezë të plota plus një vezë për të lyer bukën në sipërfaqe, 50 gr bajame në feta, 2 lugë sheqer pluhur, pak kripë.

bukaPërgatitja: Punoni në një enë dy vezët me gjysmën e sheqerit, majanë, gjalpin e shkrirë dhe qumështin, shtoni më pas miellin. Përziejeni mirë dhe lëreni të pushojë për 15 minuta të mbuluar. Pas kësaj kohe shtoni gjithë pjesën tjetër të përbërësve, përveç bajameve dhe punojeni sërish. Lëreni të pushojë edhe për dy orë të tjera. Ndajeni më pas brumin në 6 pjesë. Kthejini këta toptha në shirita dhe dy e nga dy bëni gërsheta që do t’i rrumbullakosni për të përftuar 3 bukë si në fotografi. Pasi t’i keni dhënë format, lërini të pushojnë për 45 minuta të tjera, mundësisht brenda një ambient të ngrohtë. Lyejini me një furçë në sipërfaqe me vezën e rrahur, shtoni bajamet dhe piqini në temperaturën 180 gradë për të paktën 30 minuta.

***

qingjiBrinjë qingji Brinjë qingji Brinjë qingji me qepujka dhe ullinj

Në mos qengji, një lloj tjetër mishi do të jetë patjetër sot në tryezat tuaja. Në vend të pjekjes klasike dhe shoqërimit me pilaf ose patate të furrës mund të zgjidhni këtë recetë fare të thjeshtë për t’u përgatitur. E dimë që përgjithësisht ju intereson vetëm mishi, pra baza dhe nuk doni të dini për “aksesorët” shoqërues, por, sidoqoftë, provoni t’i jepni një herë shije tjetër.

Përbërësit: 1 kg brinjë qengji 1 gotë verë të bardhë 2 degë rozmarinë Gjalpë Kripë, piper 600 gr qepujka 2-3 thelpinj hudhër 100 gr pançetë derri 60 gr pure ullinjsh.

Përgatitja: Pastroni qepët dhe kaurdisini me pak gjalpë e kripë në temperaturë të lartë. Ndizni furrën në 200 gradë. Grini hudhrat dhe bashkë me purenë e ullinjve dhe rozmarinën lyeni mishin. Futeni në furrë për 15 minuta më pas mbulojeni me pançetë, duke lënë zbuluar vetëm kockat. Shtoni verën, qepët dhe rregulloni shijen me kripë e piper. Ulni temperaturën e furrës në 180 gradë dhe futeni sërish për aq minuta sa duhet të piqet, sepse kjo varet nga lloji i furrës.

***

sulfaSufle kungujsh shoqëruar me xhelatinë menteje

Përbërësit: 2 tufa mente 4 fletë xhelatine (12 g) 250 ml lëng kungujsh Gjalpë Bukë e grirë 250 cl qumësht i plotë 40 gr miell 20 gr gjalpë Arrëmyshk Djathë parmixhan të grirë 60 gr 2 të verdha vezësh 3 të bardha 200 gr pure kungujsh Raki për të shuar Kripë Piper Lëkurë të grirë limoni.

Përgatitja: Përparimet e kohës herë na e bëjnë jetën të thjeshtë e herë të ndërlikuar. Kjo për shembull është një pjatë jo e thjeshtë për t’u realizuar, por me gjithë robotët e makineritë e kuzhinës që kanë dalë, bëhet më e thjeshtë. Lini së pari në ujë të ftohtë xhelatinën. Shtrydhni kungujt dhe përftoni lëngun në të cilin do të hidhni gjethet e xhelatinës. Përziejini mirë, shtoni pak kripë, piper dhe gjethet e mentes. Lëngun hidheni në forma dhe vendoseni në akull.

Për suflenë: Vendosni pak gjalpë e më pas bukë të thekur në format ku do të piqni suflenë. Përgatisni një krem beshamel të trashë dhe shtoni në të së pari djathin e grirë parmixhan e pasi të ketë zierë pak, purenë e kungujve. Shuajeni me raki dhe rregulloni shijen me piper dhe lëkurën e limonit. Rrihni të verdhat e vezëve dhe shtojani kremit në mënyrë që të lidhet. Punoni të bardhat veç me pak kripë dhe shtojani masës pasi të jetë ftohur pak. Përzieni mirë dhe shpërndani kremin nëpër tasat e vegjël, të cilët do t’i piqni në furrën e parangrohur në 200 gradë.

***

tortaTorta e Pashkës

Përbërësit: Pandispanjë (mund ta blini të gatshme për të shkurtuar kohën) Për tortën: Thërrime çokollate 100 gr çokollatë të zezë Marmelatë kajsish 30 gr miks drithërash Vezë çokollate të veshura me brumë sheqeri (ose vetëm vezët e çokollatës).

Përgatitja: Shkrini në banjëmari çokollatën dhe shtojini drithërat. Ndani në tri pjesë me kujdes pandispanjën dhe në secilën nga shtresat shtoni marmelatën e kajsisë. Nëse doni, mund të vendosni edhe fruta të thata si bajame arra apo lajthi. Pasi të keni vendosur shtresën e fundit të pandispanjës, hidhni sipër saj çokollatën e shkrirë. Lëreni të ftohet dhe shtojini thërrime çokollate në të gjithë sipërfaqen. Vendosni në qendër vezët e çokollatës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura