RECETA/ Tartë e kripur me kunguj dhe speck

Jun 25, 2016 | 16:15
SHPËRNDAJE

Përbërësit:

250 gr kunguj mesatarë

Djathë i butë dhie 80 gr

Speck 50 gr

Djathë grana të grirë

Domate të thata në vaj

Erëza të përziera sipas dëshirës

Gjalpë 1 petë të gatshme brumi sfoliat

adADA

Përgatitja:

Presim në feta të holla të gjithë kungujt (rreth 1 cm). Copë- toni speckun në copa të vogla. Në tavën ku do të piqni tartën vendosni letër furre e më pas petën e brumit sfoliat. Shtoni mbi të pak gjalpë dhe djathin e grirë grana.

Vendosni në mënyrë të rregullt rrathët e kungujve dhe sipër tyre shtoni speckun. Futeni në furrën e parangrohur në 200 gradë për 20 minuta dhe lëreni më pas të ftohet. Mbi kungujt shtoni copa të vogla nga djathi i njomë i dhisë (ose një lloj tjetër që keni zgjedhur, mund të jetë edhe mocarel), erëzat aromatike dhe domatet e thata të prera në copa të vogla. Tarta konsumohet e ftohtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura