RECETA/ Rregullat e të gatuarit pa kripë apo sheqer të shtuar

Jun 4, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Mund t’ju duket e çuditshme që një pjatë e gatuar sipas rregullave që do t’ju tregojmë, edhe pse pa kripë, shijon mirë. E kemi thënë e përsëritur disa herë që kripa është njësoj e dëmshme sa sheqeri, prandaj edhe duhet evituar sa herë që mundeni. Sekreti i realizimit të këtyre pjatave është të dish të ruash shijen natyrale të përmbajtjes së pjatës, qofshin ato të ëmbla apo të kripura.

Për shembull, mund të jetë një salcë makaronash me sardele apo botarga të grirë që nuk ka pse t’i shtohet sheqer sepse peshku i tharë ka vetë. E njëjta gjë vlen edhe kur bëni ëmbëlsira me fruta. Qëllimi i gjithë kësaj është vetëm shëndeti, sepse të konsumosh më pak kripë ul rrezikun e tensionit të lartë. Nga ana tjetër, të pakësosh sheqerin, përveçse për kilogramët e tepërt, ndihmon në pakë- simin e rrezikut të obezitetit apo shqetësimeve kardiovaskulare.

Por, këto nuk duhet të jenë informacione të reja për ju! Pjesa më e bukur e gjithë këtij stili “minimalist” është që u jep “jetë të re” pjatave klasike që nga qoftet, salcat e makaronave e deri te biskotat apo ëmbëlsirat e ndryshme. Rregulli për të përgatitur makarona pa kripë është që 3-4 minuta përpara se të përfundoni zierjen e tyre, hiqini dhe hidhini menjëherë në salcë për të marrë shije.

Nga ana tjetër, edhe salca mund të jetë pa kripë, në vend të saj mund të shtoni kaperi në uthull, hudhër, spec djegës, djathë të grirë, pra varet nga receta që keni zgjedhur.

Rigatoni me erëza, pa kripë dhe yndyrë

Rigatoni Pomodoro 050

Përbërësit: 2 thelpinj hudhër; 40 gr kaperi në uthull; 1 spec djegës të freskët; 250 gr domate; 250 gr salcë domatesh; 320 gr makarona të llojit rigatoni (ose një lloj tjetër që pëlqeni); Sherbelë; rigon

Përgatitja: Në një tigan të madh, në zjarr të ngadaltë, vini hudhrën e prerë në feta me dy lugë ujë. Shtoni kaperit pari t’i lani. Pas 2 minutash të tjera hidhni edhe specin djegës të copëtuar. Pas një minute shtoni pak nga uji i makaronave. Përzieni dhe hidhni domatet e prera në kubikë dhe në fund salcën e domateve. Lërini të ziejnë për 15 minuta në zjarr mesatar.

Ndërkaq, zieni makaronat, por jo deri në fund, pra hiqini më parë dhe hidhini te salca. Duhet t’i lini për 3-4 minuta që të përthithin salcën. Në fund fare shtoni erëzat, ngrini temperaturën e zjarrit, bëni kaurdisjen e fundit dhe shërbejini.

Qofte në salcë pa kripë dhe vaj

Polpette-al-sugo-Ricetta-Polpette-al-sugo

Në këtë rast, mungesa e yndyrës nuk ndihet shumë për shkak të yndyrës që ka vetë mishi.

Përbërësit: 1 thelb hudhër; Majdanoz të grirë; Bukë të grirë; Qumësht; 500 gr mish të grirë; 2 vezë; 30 gr djathë parmixhan; Gjysmë qepe; 1 degë selino; 1 karotë; 400 gr salcë domatesh; Borzilok të freskët.

Përgatitja: Grini hudhrën dhe majdanozin. Në një enë zbusni bukën me pak qumësht. Në një enë përzieni mishin me vezët, djathin parmixhan e më pas shtojini erëzat dhe bukën e zbutur. Formoni me të qofte të vogla sa madhësia e një arre.

Përgatisni salcën me qepën e grirë imët, karotat, selinonë dhe salcën e domateve. Shtoni një gotë ujë dhe kur perimet të jenë zbutur shtoni borzilokun dhe qoftet që të ziejnë së bashku. Mjaftojnë edhe 10 minuta të tjera.

Sallatë me karkaleca dhe finok

gamberi-con-finocchio-e-arancia-725x545

Përbërësit: 2 finokë të vegjël; 2 portokaj; 350 gr karkaleca të pastruar; 2 lugë uthull balsamike; 1 lugë vaj ulliri; Piper.

Përgatitja: Pastroni dhe prisni në feta të holla finokun. Qëroni portokallin dhe priteni në kubikë. Gatuani karkalecat në avull dhe bashkojini të tre përbërësit në një enë me pak piper, vaj dhe uthull. Lërini të qëndrojnë pak ashtu për të marrë shijen e njëri-tjetrit, përpara se t’i shërbeni. Nëse dëshironi, mund të shtoni edhe sallatë jeshile apo rukola.

Kek me qershi

cherry-cake-all-and-ing-for-polenta-salad-039

Përbërësit: 80 gr gjalpë; 180 gr miell; 8 gr sodë për ëmbëlsira; 1/3 lugë kafeje; kripë; 150 gr sheqer; 1 kokërr vezë; 130ml qumësht; 1 bustinë vanilje; 250-300 gr qershi.

Përgatitja: Në një tas rrahim gjalpin dhe sheqerin me rrahësin elektrik. Shtojmë vezën dhe më pas qumështin duke vijuar përzierjen. Hedhim kripën dhe vaniljen, dhe nëpërmjet një site shtojmë miellin me sodën. Hedhim brumin te tava e veshur me letër furre, vëmë sipër qershi të ndara në mes pa i ngjeshur në brumë.

E pjekim kekun në furrë për 35- 40 minuta. Bëjmë provën me kruajtësen e dhëmbëve dhe nëse ajo del e pastër, keku është gati. E lëmë të pushojë për dhjetë minuta në tavë, pastaj e vendosim mbi një grilë që të ftohet. Në rast të kundërt, keku do të mbetet i lagësht poshtë. Keku ka shije më të mirë nëse konsumohet të nesërmen. Ai është një ushqim mjaft i mirë për mëngjes, por edhe një ëmbëlsirë fantastike nëse shoqërohet me pak akullore me vanilje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura