RECETA/ Petka me miell groshe dhe mana

Jun 17, 2016 | 11:00
SHPËRNDAJE

Shefi i kuzhinës së “Mullixhiut”, Bledar Kola, ka gjetur një mënyrë krejt origjinale për të mbështetur ndeshjen e djeshme të Kombëtares shqiptare kundër Zvicrës. Ai ka përgatitur një pjatë me përbërës krejtësisht vendas, si groshët, manat dhe djathin tonë mishavin.

Bledar-Kola4

Përbërësit për përgatitjen e brumit të petkave:

500 g miell

groshe

5 kokrra vezë

50 ml vaj ulliri

50 ml qumësht

Kripë

ASFDWSF

Përgatitja

Përgatitet brumi i makaronave njësoj siç bëhet zakonisht, duke përzier të gjithë përbërësit dhe duke i punuar derisa të përftohet një masë brumi homogjene, jo shumë e fortë. Vendoset dy orë në frigorifer për të pushuar. Nga ana tjetër, grijmë imët qepën dhe e skuqim në tigan në temperaturë të ulët. Pasi të jetë zbutur, i shtojmë kërpudhat chantareli ose porçini.

I kaurdisim në temperaturë të ulët dhe në fund shtojmë manat me pak uthull balsamike. Nisim hapjen e petkave në trashësinë e duhur. Pasi i kemi lënë të thahen për pak kohë, i copëtojmë dhe i skuqim në tigan me shumë gjalpë. Në fund fare i shtojmë djathin mishavin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura