RECETA/ Pana të pjekur apo çokollatë?

Mar 10, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Embelsirat duket sikur duan kohë për t’u përgatitur dhe në fakt, kërkojnë përkushtim më shumë se recetat e kripura, por ka edhe disa të tjera që përgatiten menjëherë.

Nuk do ta besonit po t’ju themi që duhen vetëm disa minuta për të nxjerrë pjatën e fundit. Madje, aq pak sa mund ta përgatisni, ndërsa të ftuarit po konsumojnë pjatën kryesore. Është e domosdoshme, sidomos nëse keni konsumuar pjata peshku.

Meringë me çokollatë

ee6118cd-6eff-4593-9b9e-2209d08cb3dd

Përbërësit për 4 persona: 300 gr meringë; 250 gr pana; 200 gr çokollatë të zezë; 30 gr kakao të hidhur; 100 ml qumësht.

Përgatitja: Thërrmojini meringat në copa të vogla dhe bashkojini me panën. Masën shpërndajeni në format e vogla, mbyllini me letër alumini dhe lërini në akull për disa orë. Kur të vendosni t’i shërbeni, merruni me kremin e çokollatës. Zieni qumështin, fikni zjarrin dhe shtoni aty çokollatat në copa. Që të keni shije më të plotë, shtoni edhe kakaon. Nxirrni format e meringës dhe shërbejini me kremin e çokollatës.

Mus me çokollatë të bardhë dhe të zezë

vasetto-caffe

Përbërësit për 4 persona: 200 gr çokollatë të zezë; 200 gr çokollatë të bardhë; 500 ml pana të freskët; 100 ml qumësht.

Përgatitja: Shkrini çokollatën e zezë në banjëmari bashkë me 50 ml qumësht. Të njëjtën gjë bëjeni edhe me çokollatën e bardhë. Lëreni të ftohen, ndërsa montoni panën me pajisjen elektrike, ose me rrahësen mekanike.

Ndajeni panën në dy pjesë dhe bashkojani secilës prej çokollatave, duke i përzier nga lart-poshtë. Sipas fantazisë, hidhini në gota ose me shtresa, lërini përsëri të ftohen në frigorifer dhe shërbejini duke i shoqëruar me çokollatë të grirë ose fruta të thata, si bajamet apo lajthitë.

Tartë me mollë dhe arra

Tatindolcisalati-noci-p17

Përbërësit: 200 gr miell; 100 gr gjalpë të ftohtë; 60 ml ujë të ftohtë; kripë; 4 mollë; 40 gr gjalpë; 100 gr sheqer; 200 ml pana; kanellë; 10 arra; lëkura e grirë e një limoni.

Përgatitja: Për brumin brise, nëse vendosni ta bëni vetë, përzieni miellin me gjalpin dhe pak kripë. Punojeni brumin deri kur të përftoni një masë të ngjeshur duke shtuar ujin dalëngadalë, deri sa të përftoni elasticitetin e duhur. Lëreni të pushojë në frigorifer për 30 minuta. Pastroni dhe prisni mollët.

Në një tavë me pak gjalpë dhe sheqer vendosni brumin dhe më pas shtresën e mollëve në feta, të pluhurosura me pak kanellë. Vendoseni të piqet për rreth 15 minuta. Tartën shoqërojeni me kremin e rrahur të panës, të cilën e keni punuar me pak gjalpë dhe sheqer. Në fund, te kremi i panës shtoni arrat e shtypura.

Lazanja e shëndetshme me perime dhe rikota

ricetta-lasagne-melanzane-ricotta-3-640x420

Përbërësit: 1 patëllxhan; 1 kungull; gjizë të ëmbël; fileto pule (sipas dëshirës); rukola; bajame; salcë domatesh; drithëra; kripë; piper; vaj ulliri.

Përgatitja: Pastroni dhe prisni patëllxhanët në feta të gjata. Kalojini në një tigan zgarë nga të dyja anët për t’i pjekur. Në mikser kaloni rukolën, borzilokun dhe bajamet me pak vaj ulliri. Përziejeni masën me gjizën e ëmbël dhe rregulloni shijen me kripë dhe piper. Bëni shtrimin e lazanjës në tavë, duke vënë një shtresë salce të përzier me erëza dhe pak vaj ulliri, pastaj vendosni një shtresë të përzier perimesh.

Vijoni me kremin e rukolës me gjizë dhe drithërat që keni vendosur të përdorni. Shtoni përsëri perime dhe përsëriteni veprimin deri sa të përfundojnë përbërësit. E zakonshmja është dy shtresa perime dhe dy gjize. Në shtresën e fundit mund të vendosni pulë të coptuar në fije, por ngelet preferenciale. Futeni në furrën e parangrohur për rreth 10 minuta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura