RECETA/ Në kuzhinë me gjeniun ekspresionist, Jackson Pollock

Jan 20, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Me shume se sa nje piknik për t’u konsumuar pranë detit, mbase në një nga plazhet e tij të dashur që frekuentonte shpesh, duket gati një tryezë, thuajse manifestim (jo aq për t’u parë sa për t’u ngrënë) e pikimit; teknikës që bëri të famshëm dhe unik piktorin Jackson Pollock (1912- 1956), një prej artistëve më të mëdhenj amerikanë, gjeniun e ekspresionizmit…

Jackson Pollock me gruan dhe të ëmën
Jackson Pollock me gruan dhe të ëmën

Në praktikë është njësoj sikur ideja për të “pikuar” bojërat në një kanavacë horizontale, për të fiksuar rrjedhjet e ngjyrave me gjeste e rituale koreografike, të ketë kaluar nga studioja në kuzhinën e Pollock, ku ato që e bënë të ndihej padron ishin gruaja dhe mamaja e artistit. Pikërisht kësaj të fundit i detyrohen recetat dhe ëmbëlsirat, mes të cilave torta e mollëve.

I ka mbledhur të gjitha në një libër të titulluar “Darkë me Jackson Pollock”, Robyn Lea. Projekti për të bërë librin ka nisur nga bindja e autores se të gjithë ne e kalojmë një kohë të mirë të jetës sonë në kuzhinë, por raporti i secilit me ushqimin dhe gatimin është krejtësisht personal.

Të shohësh gjeniun pas vrimës së çelësit është sport mjaft i dashur, të paktën në rrethin e njerëzve të letrave, sidomos kur flitet për histori të jetuara në dhomën e gjumit. Por surprizat nuk mungojnë, përkundrazi mund të jenë po aq intriguese, edhe nëse e sheh atë mes erëzave të ndryshme e sobës.

“Xhaxhai im gatuante njësoj sikur pikturonte – tregon e mbesa Francesca Pollock – duke përdorur të njëjtat mënyra për receta të ndryshme pa hedhur asnjëherë gjë poshtë”.

Spageti me salcë Pollock

spagee

Surprizat prej Pollock nuk kanë mbaruar; i përshkruar si gjeniu i alkoolit me temperament kapriçoz, Pollock në kuzhinë shfaqet si një njeri krejt i qetë dhe tërësisht i impenjuar në dietat e tij dezintoksikuese për t’u larguar nga vesi i alkoolit (prej nga nisi edhe pasioni i tij për ushqimin), por edhe për të përgatitur pjata të thjeshta, por shumë të shijshme, sidomos spagetit me salcë ose me qofte të vogla.

Tartë me lakër, presh ose të dyja

presh tart

Për këtë recetë mund të përdorni produktet e stinës, siç janë preshi, lakra, brokoli etj

Përbërësit:

Petë e gatshme sfoliat; 2 presh; 1 qepë; 100 g djathë parmixhano; 50 g provolone; 2 vezë; kripë; piper; Vaj ulliri EV

Përgatitja:

Nëse doni të harxhoni pak kohë, mund të përdorni brumin e gatshëm sfoliat që e gjeni në markete. Shtrojeni në tavë dhe merruni me përgatitjen e mbushjes. Niseni me pastrimin e preshit, siç bëni kur e përdorni për gjellë. Qepët grijini po njësoj.

Kaurdisini të dyja për pak minuta, derisa të nisin të zbuten në vaj ulliri. Mund ta shuani me pak verë të bardhë ose martini, nëse dëshironi, apo nëse ju gjendet në shtëpi. Pasi t’i keni hequr nga zjarri, lërini të ftohen dhe po aty shtoni gjithë përbërësit e tjerë. Përziejini dhe shtrojini mbi petën e brumit.

Mund ta mblidhni masën edhe me pak miell misri. Vendosini në furrë për 30 minuta. Kjo recetë mund të bëhet me perimet që dëshironi, mos u qëndroni strikt udhëzimeve të asnjë lloji. Eksperimentoni!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura