RECETA/ Mësoni si të gatuani me patëllxhan

Feb 5, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Doni të bëni një drekë me patëllxhan? Më poshtë keni katër receta gatimi.

Pure patëllxhanësh për shoqëri të të gjithë mishrave

baba_ghanouj

Përgatitja: Së pari, lani patëllxhanët dhe ashtu siç janë, duke i pastruar vetëm bishtin, futini në furrë të piqen pa u shtuar asgjë. Kur të jenë pjekur, hiqini dhe pasi të jenë ftohur pak pastrojini nga lëkura. Pas pjekjes, kjo është e lehtë për t’u realizuar. Pritini në copa të vogla dhe hidhini në një tas ku do të shtoni edhe të gjithë pjesën tjetër të përbërësve.

Shtypini me një pirun deri sa të marrë formë pureje ose kalojini në mikser nëse doni të përftoni një masë kremi. Përdoreni si të doni, për të shoqëruar thjesht bukën ose mishin. Mund të jetë edhe një salcë e shijshme dhe e lehtë makaronash. Shijon më tepër e ftohtë!

Përbërësit: Patëllxhan (rreth gjysmë kg); Hudhra 2 thelpinj; Borzilok; Vaj ulliri; Djathë të grirë pekorino (ose llojin që preferoni, mund të përdorni edhe kos); Kripë; Piper

Patëllxhanë me djathë brie

briee

Përgatitja: Varianti i parë është ai që t’i prisni patëllxhanët në feta të holla të gjata, t’i piqni një e nga një, t’i mbushni brenda me djathë, kapini me kunj dhëmbësh dhe i kaurdisni për fare pak në vajin me gjalpin, duke i shtruar erëzat, kripën dhe piperin. Në variantin tjetër mund t’i prisni patëllxhanët njësoj siç veproni për të mbushurat. Të kaurdisni në një tigan pak domate, hudhër, erëza e kërpudha e t’i mbushni duke shtuar djathin. I fusni në furrë dhe pjata është gati.

Përbërësit: Patëllxhanë; Djathë brie; Erëza; Vaj ulliri dhe pak gjalpë; Hudhër; Kripë; Piper.

Kek i kripur me patëllxhan

patell torte

Të njëjtës masë kremi që përgatitët më sipër, mund t’i shtoni dy vezë të rrahura, pak më tepër djathë të llojit që keni zgjedhur, mund të jetë edhe djathë i bardhë, pak miell misri, ta përzieni deri sa përftoni një masë të trashë dhe ta fusni në furrë, duke i vënë tavës një letër pjekjeje. Do të merrni një kek të kripur që mund ta konsumoni për dy ditë në vakte të ndërmjetme.

Couscous me fruta deti Couscous me fruta det

kuskus

Përgatitja: Përgatisni së pari couscousin. Në një tigan hidhni ujin derisa të ziejë dhe shtoni pak kripë, hidhni couscous-in duke e përzier vazhdimisht dhe shtoni vajin e ullirit. Kërkon fare pak kohë, kështu që zierjen shiheni me sy.

Lëreni pak të pushojë, pastaj shtojini gjalpin dhe vëreni sërish në zjarr të ulët për 2 minuta të tjera. Ndërkohë, në një tigan hidhni vajin e ullirit, qepën e grirë, skuqeni pak dhe shtoni bizelet dhe kripën. Lërini për 20 minuta duke e shtuar ujin nga pak deri në fund të zierjes. Pasi të keni larë të gjitha frutat e detit, vendosini bashkë në një tigan me 3-4 lugë ujë dhe lërini derisa të zbuten.

Në tiganin e bizeleve shtoni domatet, lëreni të marrin valë sërish dhe janë tashmë gati. Në një tas të madh hidhni masat e tre tiganëve, bashkë me couscous-in dhe përziejeni mirë. Shtoni në fund majdanozin e grirë, rregulloni në kripë e piper dhe shtoni hudhrën e grirë imët.

Përbërësit: Për couscous-in (4 persona); 300ml ujë; Dy lugë gjalpë; 250 gr couscous; 2 lugë vaj ulliri; Kripë

Për masën e frutave të detit: 1 thelb hudhër; 20 midhje; Qepë e njomë e grirë; 100 gr karkaleca; Vaj ulliri; Piper i grirë; 200 gr bizele; 200 gr domate konservë; Majdanoz i grirë; dy lugë kripë; 100 gr sepie ose kallamarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura