RECETA/ Levrek në letë

Jun 25, 2016 | 16:07
SHPËRNDAJE

Përbërësit për 4 persona:

8 fileto levreku pa lëkurë

2 speca të kuqe të mëdha

2 domate pjesërisht të pjekura

Limon

Verë të bardhë

Vaj ulliri

Kripë, piper

Timo

sdsaed

Përgatitja:

Prisni katër letra pjekjeje me madhësi të mjaftueshme për të mbështjellë me to produktet që do të vendosni brenda. Prisni specat dhe domatet në feta të holla. Specat futini për 1 minutë në ujë të valuar, në mënyrë që t’i hiqni lëkurën.

Shtoni kripë dhe piper te filetot e peshkut dhe vendosni çdo dy prej tyre në një nga letrat e pjekjes. Shtoni aty specat, domatet, pak vaj ulliri, timo, verë dhe limon. Mbylleni letrën dhe futeni në furrën e parangrohur në 200 gradë për 10 minuta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura