Receta elektronike edhe në QSUT, Manastirliu: Lehtësohen pacientët, transparencë me barnat e rimbursueshme

Sep 3, 2018 | 15:25
SHPËRNDAJE

Receta me rimbursim online edhe në QSUT. Rreth 90 mjekë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë kanë nisur të përshkruajnë recetën elektronike përmes sistemit të e-recetës, duke patur mundësi të shohin në sistem edhe historikun e trajtimit të pacientit.

d5dc646e-c5ad-4c42-a332-f9487f8377ad

Pacientët do të kenë më pak procedura burokratike për recetën me rimbursim si dhe do të kenë më shumë siguri sa I takon trajtimit të tyre, pasi përpos evidentimit online të pacientit, me recetën elektronike eleminohet mundësia e gabimit njerëzor në përshkrimin e barnave me rimbursim.

7cd45ff9-5a71-4c7f-9e61-ca0f08404903Sipas Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, shtrirja e recetës elektronike në QSUT është një hap shumë I rëndësishëm në drejtim të transparencës dhe kontrollit të barnave me rimbursim.

1d10dc9e-eda9-40e7-bdd2-a22ac36cc0d4Mjekët e QSUT-së i bashkohen 1400 mjekëve të rajonit të Tiranës, Kamëz-Vorës, Durrësit, Fierit, Shkodrës, Korçës, Elbasanit, Vlorës, Beratit, Dibrës dhe Lushnjes që tashmë përdorin recetën elektronike.

5323ed4a-3ede-470c-80e0-2e62291f3605Sistemi i recetës elektronike pritet të shtrihet brenda vitit 2018 edhe në rajonet e Kukësit, Gjirokastrës, Sarandës, Tropojës dhe Lezhës, duke bërë të mundur që brenda vitit 2018 në të gjithë sistemin shëndetësor parësor të përdoret receta elektronike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura