Receta e ditës/ Mish qengji në furrë me salcë rozmarine dhe limoni

Jul 31, 2020 | 13:30
SHPËRNDAJE

greek-stuffed-lambPërbërësit:

2 Kg  Mish qengji

Hudhër të grirë

Salcë Rozmarine

2 kg patate të qëruara

2 qepë të prera në feta

Salcë limoni

Vaj ulliri

Kripë/Piper

Përgatitja

Bëjmë disa vrima në mishin e qengjit dhe i mbushim me hudhër dhe salce rozmarine të cilën e gjejmë vetëm Në Big Market.

Spërkasim mishin me kripë, piper dhe pak vaj ulliri.

Vendosim kofshën në një tepsi dhe hedhim në të rreth 300 ml ujë

Mbulojmë me letër alumini dhe e pjekim në furrë në  180 gradë për  1 orë.

Ndërkohë presim patatet në copa dhe i marinojmë bashkë me qepët, kripën, piperin, rozmarinën dhe salcën e  limonit (e gjejmë në Big Market)

Heqim letrën e aluminit, kthejmë qengjin dhe shpërndajmë në tepsi patatet.

Vazhdojmë t’a pjekim dhe për  45 minuta.

Ju bëftë mire !

slow_roast_shoulder_lamb_92930_16x9

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura