RECETA/ Arsyet pse nuk duhet të konsumoni salmon

May 21, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Tashmë është bërë shumë e vështirë të peshkosh salmon të egër sepse “stoqet” e Atlantikut janë në zhdukje, ndërsa ato të Paqësorit në rënie. Salmoni që vjen në tryezat tona është thuajse gjithmonë salmon i mbarështimit intensiv, që nuk zëvendëson një alternativë të mirë as për ne e as për ambientin e ekosistemin.

salmone_allevamento-679x305

Shkencëtari amerikan David O. Carpenter në një artikull pohonte se salmoni duhet shmangur njësoj si sëmundjet. Ndërsa një doktoreshë norvegjeze ka rrezikuar karrierën, vetëm pse këshilloi të mos konsumohej salmon as nga nënat e as nga fëmijët.

Gjithnjë sipas shkencëtarëve janë arsyet pse nuk duhet ngrënë salmoni i kultivuar: Në kultivimin intensiv mbeturinat nuk largohen asnjëherë, as rrjetat nuk i marrin me vete. Mendojeni, është njësoj sikur të mos ndërronit kurrë rërën e maceve…

Rezultati është mijëra tonelata mbeturina e jashtëqitje që depozitohen përreth ushqimeve që nuk lëvizin kurrë. 600.000 salmonë, që notojnë në një “supë” mukoze dhe mbeturinash, ushqejnë mutacionet që përhapen në Atlantik dhe vijnë nga supermarketet drejt e në tryezën tonë.

Pas një studimi të gjatë rreth rritjes së salmonit, studiuesi David O.Carpenter ka deklaruar për mediat: Salmoni i kultivuar duhet shmangur njësoj si sëmundjet. Salmonit të kultivuar i injektohen ngjyrues për ta bërë të ngjashëm me salmonin e egër. Prodhuesit përdorin Salmo Fan për të përftuar ngjyrën që kërkon tregu. Si ia dalin? E thjeshtë, e shtojnë ngjyruesin në ushqim. Në vitin 2013, Norvegjia mori miratimin e Unionit Europian për të rritur sasinë e endosufanit në ushqim.

Emri që mund të jetë i panjohur për ju është një pesticide toksike, i ndaluar në shumë vende. Mjekët norvegjezë u këshillojnë mamave në pritje të një fëmije të mos konsumojnë salmon, për shkak të nivelit të lartë të toksinave që përmban tuli i tij.

Substancat që gjenden në këtë peshk janë të njohura për dëmin që mund t’i shkaktojnë zhvillimit të trurit të fëmijës.

Minikek me xhinxhër dhe mango

0416_06_DOLCI.indd

Përbërësit: 110 gr sheqer; 110 gr miell; 100 gr gjalpë; Tul mangoje 50 gr; Pak xhinxhër; 8 gr maja pluhur; 50 gr çokollatë të bardhë; 2 vezë; Një lugë mjaltë.

Përgatitja: Kaloni në mikser mangon bashkë me mjaltin. Grini çokollatën e bardhë dhe përziejeni me masën e ngrohur të mangos, duke përftuar një krem të lëngshëm. Lëreni të ftohet në frigorifer për 1 orë. Shkrini gjalpin në një enë dhe shtojini xhinxherin e grirë. Punoni me një lugë vezët me sheqerin dhe shtojini miellin dhe majanë.

Te mielli hidhni edhe gjalpin me xhinxherin. Lëreni brumin në frigorifer për 30 minuta. Në 4 forma të vogla ku do të piqni ëmbëlsirat, vendosni letër pjekje dhe shpërndani brumin. Formoni 4 toptha të vegjël me kremin e çokollatës dhe mangos në madhësinë e një arre, dhe vendoseni në qendër të brumit.

Kujdesuni që të jenë tamam në qendër. Piqini në 180 gradë për 12-14 minuta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura