Rebelohet Federata Serbe: Vendimi me ngjyra politike, turp për futbollin europian dhe botëror

Jul 10, 2015 | 19:24
SHPËRNDAJE

Federata e Futbollit të Serbisë, FSS, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë për vendimin e dhënë në favor të Shqipërisë, duke e quajtur këtë një vendim të turpshëm për drejtësinë europiane dhe botërore të futbollit. Sipas mediave serbe, FSS thotë në deklaratë se vendimi i CAS-it është i ndikuar politikisht.

FSS

“Të ballafaquar me aktgjykimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, e cila është një precedent, turp për Ligjin dhe Drejtësinë, politik me ngjyrë në mënyrë të qartë dhe skandaloze për futbollin europian dhe botëror”, thuhet në deklaratë.

Sipas Federatës Serbe të Futbollit, është skandaloze që për herë të parë në historinë e sportit shihet një vendim i Gjykatës që të ndryshojë vendimin e gjyqtarit të marrë në fushën e luojës. “Kështu hap “kutinë e Pandorës” për të ndryshuar rregullat e futbollit. Kjo do të thotë se lojtarët dhe klubet, të pakënaqur me vendimet e gjyqtarit në të ardhmen, do të jenë në gjendje të fillojnë procedurën para gjykatave”, shkruan “Curir”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura