Rebelohet Besian Xhixha dhe akuzon mikun për 12 vrasje: Nuredin Dumani, lidhjet me deputetë, prokurorë e ministra! Zbuloj emrat nëse…

May 23, 2022 | 9:38
SHPËRNDAJE

NIKOLETA KOVAÇI/ Në sallën e qyqit njëri nga personat e arrestuar si pjesë e grupeve të rrezikshme kriminale në vend ka vendosur të reagojë.

nuredindumani

Madje kundër atij që pretendohet se është dëshmitari i drejtësisë dhe që është miku i tij përveçse bashkëpunëtor në një moti krimesh. Besian Xhixha është ngritur kundër prokurorit, i cili ka lexuar aktet e hetimit që implikonin personat që gjendeshin në kafazin e hekurt, por edhe ata që ishin në kërkim.

Por, Xhixha ka vendosur t’i kundërvihet Gjykatës, Prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë për shkak se sipas tij, dëshmia e Dumanit është e pavërtetë. Po ashtu, Xhixha i ka thënë gjykatës së nëse do i jepej statusi i të penduarit ai do të tregojë me detaje të gjitha krimet e Dumanit, që sipas tij ka kryer të paktën 12 vrasje.

Ndër të tjera, 31- vjeçari nga Larushku, i arrestuar për përfshirjen në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, i ka thënë Gjykatës se nuk e pranon dëshminë e Dumanit, por ka kërkuar që të sillej në Gjykatë dhe të ballafaqohej me të.

Por, Gjykata ka refuzuar të ia plotësojë kërkesën për shkak se Dumani gjendet i shtruar në spitalin e burgut për shkak të plagëve të plumbave, por Xhixha, i cili ka qenë me mbrojtës të caktuar kryesisht, i është drejtuar për minuta të tëra gjykatës dhe prokurorisë duke sjellë detaje tronditëse që lidhen me lidhjet e Nuredin Dumanit me zyrtarë të lartë.

Nuk dihet ende se çfarë do të vendosë gjykata në lidhje me kërkesën për tu bërë i penduar i Xhixhës, por ai e ka kërkuar e madje në sallën e gjyqit!

DËSHMIA E XHIXHËS

“Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje. Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madhe më ka thënë që ka lidhje me prokurorin Altin Dumani. E ka njeriun e vetë dhe ndihej i mbrojtur. Dumani është strehuar më shumë sesa një vit e gjysmë në shtëpinë time dhe e njoh dhëmbë e dhëmballë, madje një dhemb prej floriri e kemi vendosur tek një i afërmi im, nëse doni shkoni e verifikoni.

Dumani duhet të flasë për të gjitha krimet që ka kryer, nëse me të vërtetë është i penduar.” Kështu ka deklaruar në sallën e gjyqit krutani, ndërkohë që ai i ka thënë Gjykatës se nuk kishte mundësi të kishte një avokat, ndërkohë që ka kundërshtuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij duke iu referuar dëshmisë së Nuredin Dumanit dhe të shokut të tij, Henrik Hoxha.

Ndonëse ende nuk dihet se cili do të jetë fati i këtyre personave në lidhje me çështjen e statusit të dëshmitarit të drejtësisë, tashmë ata janë ngritur kundër njëri-tjetri dhe priten edhe dëshmi të reja nga të tjerë të arrestuar gjatë operacionit po edhe më herët.

Po ashtu, bëhet me dije se Nuredin Dumani të ketë folur edhe për një sërë ngjarje të tjera të rënda që kanë ndodhur kryesisht në rrethin e Elbasanit, por që ende nuk është mësuar konkretisht për çfarë krimesh bëhet fjalë.

Xhixha si një prej personave të vetëm që ka kontestuar me forcë dëshminë e dy dëshmitarëve ka kthyer në vëmendje të Gjykatës fuqinë që kanë grupet kriminale për të diktuar vendime gjykate, pasi ata kanë lidhje deri me ministra dhe deputetë. Kështu në fakt pati dëshmuar edhe dy vite më parë një tjetër i penduar, i cili refuzonte t’ia përmendte emrin Dumanit për shkak se kishte frikë se do t’i vriste motrën!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura