“Realizimi më i lartë në histori”- Të ardhurat nga doganat, 1.6 miliardë euro

Jan 19, 2022 | 10:25
SHPËRNDAJE

Të ardhurat doganore kanë shënuar rekord historik, duke iu afruar vlerës prej 1.6 miliardë euro për vitin 2021, duke tejkaluar planin dhe rekordin e mëparshëm të vitit 2019, të ndikuara nga rritja e konsumit pas pandemisë, çmimeve të importit dhe përmirësimit në administrim.

dogana-tirane

TË DHËNAT

Të dhënat zyrtare, shkruan “Monitor”, tregojnë se të ardhurat për vitin 2021 janë realizuar në masën 193.2 miliardë lekë nga 169.05 miliardë lekë të planifikuara ose rreth 24.1 miliardë lekë (rreth 240 milionë USD) me tejkalim të planit.

Sipas të dhënave zyrtare nga Doganat, rekordi historik i të ardhurave për vitin 2021 ka ardhur si pasojë e miradministrimit në zhdoganimin e sasive të rritura të importeve dhe rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Analiza e faktorëve sipas modelit të Harvardit, e kryer nga Dogana, tregon që të ardhurat për vitin 2021 janë kryesisht si pasojë e miradministrimit në zhdoganimin e sasive të rritura të importeve dhe rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Sipas Modelit, në krahasim me rritjen totale të fluksit të importit rritja e të ardhurave nga çmimet rritura të importit zë vetëm 21% të rritjes totale të vlerës statistikore, ndërkohë që 79% e rritjes së te ardhurave vjen si rrjedhoje e miradministrimit, ndërkohë që duhet të mbahet në konsideratë efekti negativ me mbi 3 miliardë lekë të ardhura nga rënia e kursit të këmbimit të Euro/USD ndaj Lekut.

DOGANAT

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, periudha janar-dhjetor 2021 ka realizmin më të lartë të çdo 12-mujori në historinë e doganave, duke kaluar edhe të ardhurat e 12-mujori të vitit 2019. Në tabelë janë dhe faktorët kryesorë që kanë ndikuar te çdo taksë, sipas të dhënave zyrtare krahasuar me një vit më parë.

Renta +649 milionë lekë për shkak të efektit të kombinuar midis rritjes së sasisë së eksportuar të naftës bruto me rreth 30,000 tonë dhe gati dyfishimit të çmimit ndërkombëtar mesatar 12-mujor. Rreth 40 milionë lekë plus janë siguruar nga mineralet e tjera.

Të njëjtën ecuri kanë edhe mallrat e akcizës në XII M Janar-Dhjetor, në konsum, për periudhën 2016-2021 ku ndikimin kryesor e kanë dhënë karburantet që kanë shënuar rekordin historik të 638 mijë e 643 tonë, ose rreth 87 mijë tonë më shumë se viti kaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura