Realin e pret “ferri” i Gallatasarajt, Juventusi gati për Lokomotivën. Ja përballjet e sotme të Champions-it

Oct 22, 2019 | 11:04
SHPËRNDAJE

Sot, në mbrëmje rikthehet Liga e Kampionëve me përballje shumë interesante. Kombëtaret dhe kampionatet i hapin “rrugën” kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë.

liga e kampioneve

Në mbrëmje do të ketë përballje mjaft interesante,aty ku Juventusi do të përballet me Lokomotivën e Moskës, në një ndeshje që nuk është aspak e lehtë, siç duket në letër për kampionët e Italisë.

Nga ana tjetër Reali do të ndeshet me Gallatasarajn në “tmerrin” e Stambollit, aty ku i duhet me doemos fitorja dhe trepikëshi. Ndërkaq sfidë interesante do të jetë dhe ajo mes Sitit dhe Atalantës, ku priten gola, pasi janë dy ekipe që shënojnë shumë.

Ndërkojë që Bajerni do të përballet me Olimpiakosin në Pire, një transfertë që asnjëherë nuk ka qenë e lehtë për skuadrat e mëdha europiane.

Ja ndeshjet e sotme:

Klub Bryzh-PSG 21:00

Gallatasaraj-Real Madrid 21:00

Olimpiakos-Bajern Mynih 21:00

Totenhem-Crvena Zvezda 21:00

Shahtjor Donetsk-Dinamo Zagreb 18:55

Mançester Siti-Atalanta 21:00

Atletiko Madrid-Leverkuzen 18:55

 Juventus-Lokomotiv Moska 21:00

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura