Reali mund Barcelonën dhe fiton Superkupën

Aug 30, 2012 | 13:10
SHPËRNDAJE

Reali i Madridit ka arritur që të kthejë rezultatin e ndeshjes së parë të luajtur një javë më parë në Barcelonë, duke fituar dhe duke ngritur lart trofeun e parë të sezonit, Superkupën e Spanjës. “Mbretërorët” arritën të fitonin 2-1 ndaj blaugranave dhe duke qenë se në ndeshjen e parë në “Camp Nou” patën shënuar dy gola, paçka se humbën me rezultatin 3-2, përfituan nga sasia e golave në fushën kundërshtare për të bërë të tyren Superkupën. Sakaq, Barcelonës nuk i mjaftoi Mesi për të kthyer një ndeshje e cila realisht nisi keq për skuadrën e Tito Vilanovës. Tekniku pati lënë në stol Dani Alveshin duke i besuar Adrianos nga minuta e parë por ishte pikërisht ky i fundit, i ndihmuar sërish nga Viktor Valdes, që të ndëshkoi Barcelonën. Fillimisht ishin dy gabime të mbrojtjes (Maskeranos) dhe portierit dhe më pas erdhi pengimi i Adrianos ndaj Ronaldos edhe për arbitrin është karton i kuq, duke qenë se mbrojtësi ishte lojtari i fundit. Këtu mori tatëpjeta e Barcelonës, e cila pati vetëm disa shpresa pas perlës së Lionel Mesit, por vetëm kaq. Në pjesën e dytë vendësit kontrolluan lojën duke ruajtur rezultatin e pjesës së parë.

Real Madrid    2 (2)
Barcelona    1 (3)
Shënues: Higuain 11’, Ronaldo 19’/ Mesi 45’
K.të verdhë: Pepe, Khedira, Ksabi, S.Ramos/ Maskerano, J.Alba, Pike
K.të kuq: Adriano 28’
Reali: Kasijas, Arbeloa, S.Ramos, Pepe, Marcelo, Khedira, Ksabi, Di Maria (Kalejon 78’), Ozil (Modriç 83’), Ronaldo, Higuain (Benzema 81’). Trajner: J.Mourinjo
Barcelona: Valdes, Adriano, Piké, Maskerano, J.Alba, Buskets (Song 75’), Ksavi, Iniesta, Sançez (Montoja 30’), Mesi, Pedro (Tejo 81’). Trajner: T.Vilanova

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura