Real Madridi arrin marrëveshjen me mesfushorin e kërkuar, lojtari do të bashkohet…

Aug 31, 2019 | 16:30
SHPËRNDAJE

Real Madridi prej kohësh është në kërkim të një mesfushori dhe duket se atë e ka gjetur në kampionatin portugez.Bruno Fernandez

Sipas asaj që shkruan portugezja “Correio da Manha”, Sportingu i Lisbonës dhe madrilenët kanë arritur një marrëveshje për transferimin e mesfushorit në Spanjë. Në takimin e zhvilluar në Monako të Francës, thuhet se palët kanë rënë dakord për një shifër prej 70 milionë eurosh.

Megjithatë lojtari do të qëndrojë edhe këtë sezon në kampionatin portugez, pasi do të lihet në formën e huazimit te skuadra ku luan tani. Për lojtarin, spanjollët kishin shfaqur interes prej kohësh, por raportohet se vetëm tani ata kanë gjetur një marrëveshje me klubin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura