Real Madrid shiti Ronaldon, por është një perandori të ardhurash. Ja shifrat

Sep 7, 2018 | 10:15
SHPËRNDAJE

Reali Madridit këtë vit shiti një nga yjet e ekipit. Bëhet fjalë për Kristiano Ronaldon që shkoi të ekipi Juventusit pasi fitoi gjithçka me fanellën madrilene. Përpos kësaj, Reali mbetet një markë shumë e fuqishme në treg.

perez

Kryeqytetasit kanë grumbulluar të ardhura që nuk i kishin parë që prej vitit 2000. Mediat spanjolle raportojnë se ato kapin shifrën e 750 milionë eurove, bruto. Kjo do të thotë se është rreth 11.3 % më mirë se vitin e shkuar. Në Madrid pritet të mblidhet Asambleja e Përgjithshme dhe raportohet se për vitin tjetër do të akordohet një buxhet që kap shifrën e 752 milionë eurosh. Fitimet neto shkojnë në shifrën 31.2 milionë eurove. Pas një vere të kaluar në heshtje në aspektin e transferimeve, duket se Reali do ti hedh në “treg” këto para për të transferuar yje të nivelit botëror.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura