Real – Barça, Oktapodi Iker, Real Madrid në finale

Apr 26, 2011 | 17:11
SHPËRNDAJE

Tashmë ka fituar simpatinë e tifozerizë madrilene duke qenë se parashikoi fitoren e Real Madritit në Kupën e Mbretit përballë rivalëve historik, Barcelonës.

Oktapodi Iker, i cili gjendet në një akuarium në Malaga, mund të bëhet një yll i vërtetë merengez pasi ka parashikuar një tjetër fitore të Real Madrid. Sot, pas një periudhe të gjatë pasigurie, Iker u ndal në cilindrin e Real Madrid në një parashikim të tij për raundin e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Një ndeshje e cila do të luhet nesër në mbrëmje në Santiago Bernabeu. Kjo është “El Clasico” e tretë pas dy të parave që kanë përfunduar me rezultatin 1-1 (e vlefshme me kampionatin spanjoll) dhe e dyta Kupa e Mbretit, e luajtur në stadiumin e Valencias e cila përfundoi me rezultatin e ngushtë 1-0 në favor të Real Madrid.

Pas një jave Barcelona do të presë Realin në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve. Gjatë zhvillimit të Kupës së Botës, Afrikë e Jugut 2010, oktapodi i njohur me emrin Pol,  u bë i famshëm pas parashikimit me sukses të disa ndeshjeve të Gjermanisë dhe finales së Kupës së Botës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura