Reagon PS: Artur Bushi është i padënuar ne Itali, ja certifikata

Apr 13, 2015 | 13:31
SHPËRNDAJE

Pas akuzave të PD-së se Artur Bushi, kandidati i PS-së në Krujë është i dënuar për trafik droge në Itali, ka mbërritur edhe reagimi i PS, e cila përgenjështon selinë blu duke thënë se Bushi rezulton i padënuar në shtetin fqinj.

“Lajm i mirë që për dekriminalizimin nuk po flet më Ristani apo Lulzim Basha, njëri i dënuar, tjetri që nga dënimi ka shpëtuar me procedura, por që sot duhet të përballet sërish me drejtësinë.

Dokument i publikuar nga PS

Gjejnë kurajo për të folur ata që kanë kandiduar për një nga bashkitë kryesore të Shqipërisë një individ të sapodënuar, me vendim gjykate.

Sa i përket rastit të deputetit Bushi, pavarësisht shpifjes së radhës nga Shqupi, institucionet italiane e kanë pajisur shtetasin shqiptar me certifikate pafajësie, e lëshuar nga Ministria e Drejtësisë italiane, që shkruan të zeze mbi të bardhë se Artur Bushi është i padënuar ne Itali”, tha deputeti Ulsi Manja.

PD-ja pasi akuzoi kreun e qeverisë për zgjedhje të ‘Mr. Kokainës’ për bashkinë e Krujës, ka faktuar sot akuzat e veta, duke publikuar foton e policisë italiane dhe lajmin në median fqinje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura