Reagon pas ndarjes Klaudia Pepa: Albi Nako, çfarë thonë more? Shikoni si i përgjigjet ai

Jul 5, 2017 | 9:18
SHPËRNDAJE

Lajmi i ndarjes së balerinës së njohur Klaudia Pepa, nga koreografi Albi Nako, ka bërë bujë në media. Por nga ana tjetër duket se kjo ndarje ka qenë shumë paqësore dhe e mirekuptueshme nga të dy palët. Në një foto të postuar së fundmi në Instagram, nga ana e balerinës ka pasur një lum komente nga miqtë dhe ndjekësit e saj.

kaludia3

Por vetë Klaudia, ka zgjedhur ti përgjigjet vetëm një komenti ku shkruan: “Zemer ne Itali erdha me avion e direkt tek Mediaset. Cdo histori ka nje fillim e nje fund, nuk eshte fundi i botes. Ne nje raport ne dy faji eshte gjithmone i te dyve. Gjithe te mirat!!”, i replikon Klaudia komentueses duke treguar se shkaku i ndarjes është i të dyve.

klaudia2

Më pas balerina i është drejtuar edhe ish-partnerit duke i shkruar: “Albi Nako ca thone more”. Albi i është kundërpërgjigjur me një koment plot yje. Dyshja kanë treguar kështu se gëzojnë respekt dhe dashamirësi për njëri- tjetrin edhe pas ndarjes.

klaudia1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura