Reagon Klemend Balili: S’kam lidhje me drogën. Me PD-në shihem në gjyq

May 11, 2016 | 15:50
SHPËRNDAJE

Klemend Balili, drejtori i Transportit Rrugor në Sarandë, i gjendur sot nën akuzat e PD-së si “Baroni i Ballkanit”, thotë se gjithçka që flitet për emrin e tij është shpifje, dhe vetëm politike.

klement balili 2

“Eshtë një çështje që PD-ja e thotë dhe e stërthotë në të gjitha fushatat dhe gjatë gjithë kohës. Nuk kam asnjë lidhje me këto akuza dhe kuptohet qartësisht se janë politike”, thotë Klement Balili për Newsbomb.al.

“Unë kam një dëshmi të pastër penaliteti dhe këtë e verifikojnë të gjithë shumë qartë. Akuzohem se kam shkuar në Greqi e po bëja trafikun e drogës. Mediat thonë se jam arrestuar në Greqi, ndërkohë që unë jam në krye të detyrës.

Unë kam që nga viti 2009 që nuk kam qenë në Greqi, e kjo vërtetohet shumë mirë edhe nga sistemi TIMS.

E vërtetë se mendoja që akuzat politike bëheshin thjesht në kohë fushatash, por kjo fushatë shpifje dhe denigrimi me emra të përveçëm të zyrtarëve të PD-së, do të marrë përfundimisht një zgjidhje ligjore. Këdo që do të përbaltë emrin tim, do ta çoj për shpifje në gjykatë”, thekson më tej Balili.

Ditën e djeshme, u fol për një megaaksion dhe në median greke u përmendën zyrtarë të lidhur me qeverinë për transportin e drogës. Duke thënë gjithashtu se koka e trafikut gjendej në Shqipëri. Madje sipas mediave, janë dhënë edhe iniciale të tjerë emrash nga Shqipëria. /Newsbomb.al/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura