Reagon Gjergj Leka: Më sulmojnë të paaftët dhe plehrat

Aug 25, 2015 | 14:43
SHPËRNDAJE

Pas polemikave, replikave dhe reagimeve të ashpra që ngjalli intervista e Gjergj Lekës publikuar të dielën në “Panorama”, ka zgjedhur të reagojë edhe vetë kantautori.

lekaNë një reagim postuar në faqen e tij në Facebook, Leka i ka quajtur reagimet pas intervistës ‘urrejtje që disa kanë ndaj tij, por jo ndaj fenomenit”.

Sipas tij, “kur dikush thotë të vërtetën, janë gati plehrat dhe të paaftët që t’ju jepet mundësia të shthurren e ta ndiejnë veten fitimtarë mbi djersën e dikujt tjetër që në jetën e tij vetëm tha vetëm të vërtetën që nuk i pëlqeu askujt”!.

Pas intervistës së tij reagoi shkrimtarja Flutura Açka, duke e quajtur atë seksist e burrë kurvë. Sot, reagim i ashpër ka ardhur nga Lindita Theodhori, e cila e quan atë burrë ordiner dhe të pështirë.

Postimi i plotë

Më në fund kuptova që kam miq e kë armiq.. Mjaftuan disa tituj të gabuar në një gazetë për të “zgjuar” urrejtjen që disa kanë ndaj meje dhe jo ndaj fenomentit!

Edhe kur dikush thotë të vërtetën po ama pa cenuar emra të përvecëm, janë gati plehrat dhe të paaftët që t’ju jepet mundësia të shthurren e ta ndiejnë veten fitimtarë mbi djersën e dikujt tjetër që në jetën e tij vetëm tha vetëm të vërtetën që nuk i pëlqeu askujt!

Janë pikërisht ata që dështuan në jetë dhe nuk u bënë kurrë si unë! I kërkoj falje Parashqevisë dhe Linditës që pa dashje u bënë objekt diskutimi i masës por jo nga unë!

do ta jap përgjigjen time në ekran në datën 13 shtator dhe do flas edhe për ‘të mjerët; që duke përdhosur emrin tim e të familjes treguan sa legena e mosmirënjohës ka Shqipëria, respekt figurave dhe ikona të muzikës shqiptare

Çfare tha në “Panorama” 

Në intervistën publikuar me dëshirën e tij dhe të regjistruar, të dielën në “Panorama”, Leka, mes të tjerash shprehet:

“Parashqevi Simaku? Më e privilegjuara. Sigurisht në vend të parë ka qenë e privilegjuar Vaçe Zela, më pas erdhi Parashqevia”.

Historikisht dy më të rrezikshmet kanë qenë Parashqevi Simaku dhe Lindita Theodhori. Përveç Vaçes, që e shpjegova më lart që ishte tjetër gjë, Parashqevia dhe Lindita zgjidhnin këngët që dëshironin ato, bëhej ç’donin ato.

Erdhi nga Kavaja, por nuk do të doja të jepja detaje, se nuk ka ardhur në ndonjë mënyrë shumë të bukur. Po lante rrobat pranë një pusi dhe kam rastisur atje, ndaj e di mirë si ka ardhur. Po pinin ca atje pranë pusit dhe e sollën në Tiranë, pastaj na çoi ajo te pusi. Na e bëri gropën sa mundi. Që ta shpjegoj më saktë dhe në mënyrë të përgjithshme: Kemi pasur këngëtare të zgjuara, këngëtare finoke dhe këngëtare kurva. Kurvat morën fund shumë shpejt, sepse e morën vesh të gjithë se ça ishin dhe i lanë. E kuptoni menjëherë për kë e kam fjalën, se kurvat këngëtare sado të famshme ishin asokohe, u zhdukën nga qarkullimi shpejt, pasi ndërroi sistemi. Fituan këngëtaret finoke dhe të zgjuara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura